
Hedhja e mbetjeve jashtë zonave të përcaktuara apo koshave përbën krim mjedisor.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka publikuar sot një video në rrjetet e saj sociale, ku një person ka hedhur qesen nga dritarja dhe më pas është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe ka marrë sërish qesen që hodhi.
''Ndalo Kthehu merr qesen e plehrave që fluturove nga xhami i makinës, pastaj vazhdo
Faleminderit Policisë së Shtetit që me tërë ngarkesën e këtyre ditëve tregohet e vëmendshme edhe për të dënuar krimin mjedisor!
Ja si ky rasti, që e hodhi qesen nga dritarja, a thua se rrugët janë të hasmit e jo tonat… Por u kthye, e mori qesen, e hodhi në kosh, që ishte veç 5 metra larg
Është veç një shembull tjetër i paudhësive që përballemi çdo ditë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, me Policinë, me bashkitë, kur duhet të reagojmë kundrejt njerëzve të papërgjegshëm që për turpin e të gjithëve ndotin si pa të keq, shëmtojnë pa e vrarë mendjen hiç
Me fshesë nga pas nuk i rrimë dot çdokujt! HIDHNI MBETJET NË KOSHA, kaq e thjeshtë!'', shkruan Kumbaro.
Hidhini ne kosh o derra se ju duket vejtja garipa kur beni veprime te tilla dhe pastaj doni qe te zhvillohet turizmi.