Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga rruga e re Ersekë – Leskovik.
Rama shkruan se kjo rrugë nuk është thjesht një lidhje infrastrukturore që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës të pazbuluar të juglindjes, që do të fuqizojë turizmin, do të mbështesë sipërmarrjen vendase, si dhe do të motivojë të rinjtë të qëndrojnë e të investojnë në vendlindjen e tyre.
“Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.
Shume mire. Po rruga Korce - Erseke ka mbaruar?