Vizita e Erdogan në Tiranë, ja segmentet rrugore që do të bllokohen nesër

9 Tetor 2024, 17:37Sociale TEMA
Vizita e Erdogan në Tiranë, ja segmentet rrugore që do të

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave të ndërmarra në kuadër të vizitës së presidentit turk Erdogan, i cili pritet të vijë nesër në kryeqytet për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e vizitës së Presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e vizitës të presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, i cili do të zhvillojë takime në datën 10 tetor 2024, në qytetin e Tiranës.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë vizitës së z. Recep Tayyip Erdoğan.

3 Komente

  1. K
    Kalimtari

    Enver Hoxha ishte idiot dhe i poshter qe u ndaloi shqiptarve perparimin dhe te drejten fetare. Neser vjen babai i kombit te vere ne vend padrejtesite qe i jane bere islamizmit dhe te hape dyert e lumturise. T’u befte Dita njemije o Sali qe na fute ne bashkesine myslimane. Dita njemije edhe ty o Edi qe e qelbe dinjitetin dhe prezantimin e ketij kombi si ato shkarravinat qe var ne zyre.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MURAT BENCA DHE CERCIZI

      Myslymanet shqiptar e turq vellezer ,,,,se shqiptaret myslyman para vitit 1920 ,turq quheshin ,,,si sunitet dhe shiitet bektashinj ,,,,,TAIP REXHEP ERTOGAN TE PRESIM ME RESPEKT E DASHURI ,,,,ALLAHU NA BEKOFTE AMIN

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalimtari

        Enver Hoxha ishte idiot dhe i poshter qe u ndaloi shqiptarve perparimin dhe te drejten fetare. Neser vjen babai i kombit te vere ne vend padrejtesite qe i jane bere islamizmit dhe te hape dyert e lumturise. T’u befte Dita njemije o Sali qe na fute ne bashkesine myslimane. Dita njemije edhe ty o Edi qe e qelbe dinjitetin dhe prezantimin e ketij kombi si ato shkarravinat qe var ne zyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje