Vlora Marina mirëpriti një grup tjetër studentesh në një vizitë në kantier, këtë herë
nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
24 arkitektë të ardhshëm vizituan projektin turistik në qytetin bregdetar si pjesë e
iniciativës së programit B4Students për të prezantuar studentët nga afër me fushën
që studiojnë. Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit të punimeve në kantier dhe
ndërveprimit me profesionistë të industrisë.
Të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Fabio Capanni, e
pedagogë, grupi i studentëve u takua me Menaxherin e Projektit, Ervin Baçaj, i cili
i njohu ata me një prezantim të shkurtër të zhvillimit të tij dhe rëndësisë për
komunitetin.
Gjatë turit të tyre eksplorues dhe të mësuarit në mjediset e kantierit të marinës,
studentët u njohën me ekipin e inxhinierëve dhe arkitektëve të cilët iu treguan rreth
teknikave të ndërtimit për pjesën kompozitive dhe funksionale. Aspekte mbi
projektimin, planifikimi i hapësirës dhe teknologjia e përdorur ishin disa nga
çështjet që u diskutuan me Drejtuesin e Kantierit në projektin Vlora Marina,
Klarens Mishon.
“Popujt përreth Mesdheut janë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë ndajnë diçka
me njeri-tjetrin. Deti ka qenë gjithmonë një mjet themelor komunikimi për të gjithë
këta popuj ndaj, fakti që hapet një port turistik i tillë në Shqipëri është thelbësor
sepse e integron vendin në një sistem më të gjerë komunikimi dhe gjithashtu në një
pjesë të turizmit që ndoshta momentalisht nuk vjen këtu. Ky projekt do të ndikojë jo
vetëm nga pikëpamja ekonomike por edhe nga pikëpamja kulturore,” u shpreh
Dekani Fabio Cappani. Ai vlerësoi gjithashtu praktikat profesionale që ofron Grupi
BALFIN nëpërmjet programit B4Students.
Menaxheri i projektit, Ervin Baçaj tha se:“Vlora Marina do të ketë në përbërje një
grup aktivitetesh të cilat e bëjnë unik në llojin e saj. Ne jemi të hapur të ndajmë
përvojën, risitë dhe sifdat e këtij projekti unik me profesionistët e ardhshëm të
fushës, për t’i familjarizuar ata me industrinë.”
Vlora Marina është projektuar për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të
turizmit elitar në Shqipëri. Krahas vendeve të reja të punës që do vazhdojë të
krijojë deri në operimin e plotë të saj, porti turistik pritet të kontribuojë mbi 20
milion euro në vit në ekonominë e qytetit nga të ardhurat e portofolit të
shërbimeve.
Lini një Përgjigje