“Zemra e djalit tim të jetojë te dikush tjetër” - 12-vjeçari shqiptar u mbyt në lumin Araktos, rrëfimi tronditës i babait: Më duhet ndihmë!

23 Qershor 2025, 22:00Sociale TEMA
“Zemra e djalit tim të jetojë te dikush tjetër” -

Kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga vdekja tragjike e dy të miturve, Spyros Kristofor dhe Kleonis Fetollari, të cilët u mbytën në ujërat e lumit Araktos, pavarësisht përpjekjes së shqiptarit Ledian Goga për t’i shpëtuar.

Dy të miturit, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri grek, pavarësisht se u nxorën nga uji, ndërruan jetë pas tre ditëve në koma. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur për mediat babai i shqiptarit Kleonis Fetollari, Bledari, i cili me dhimbje tregon momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.

Në Greqi mora bashkëshorten e ika të punoja. Karta nuk kisha. Kisha karta provizore. Një ditë shkova te shihja një punë, kur u ktheva kisha lënë djalin në shtëpi e nuk e gjeta. Kishte marrë dy euro e kishte dalë të blinte diçka. 

Me marrin telefon me thonë ku e ke djalin, hajde se po te mbytet djali. Kur vajta nuk më lanë ta shihja. Djali ishte në koma 3 ditë, doktorët nuk dhanë shpresë. Bënë të pamundurën”, u shpreh Bledar Fetollari, babai i viktimës.

Familja ka kërkuar që trupi i Kleonisit të varroset në atdhe, ndërsa organet e të birit do të dhurohen me shpresën për t’i dhënë jetë në tjetër fëmije në nevojë.

I dhurova për arsye se djali nuk do jetonte më. Ngrita kokën lart e i thashë Zotit: Të jetojë zemra e djalit në një fëmijë tjetër. Ta ndiej që zemra është gjallë. Kjo gjë do bëhet i thashë, si fëmijë grek shqiptar italian. Mu prenë shpresat që nuk do ishte më”, tha babai.

Ndër të tjera Bledar Fetollari kërkon ndihmë pas gjendjes së rënduar ekonomike që ndodhet.

Borxhe po, jam e pa shtëpi pa katandi. E kur e solla djalin këtu e sollën te shtëpia e vjehrrës, për ato halle vajta. Kërkoj ndihmë se skam ç’të bëj më, shpirti mu plagos, por më duhet një ndihmë. Nuk kam më fuqi”, shton babai i të miturit.

3 Komente

  1. D
    Dhimbje Zoti ju dhente force .

    Dhimbje dhe vetem dhimbje..... Babai apo et dy Baballaret dhe bashkeshortet dhe pjestaret e Families te te dyve, qe perjetuan kete fatekeqesi...Zoti njehere i dhente force...... Sa per ndime ! mbase gaboje ! por sikur secili shqiptare kudo qe eshte dhe ense ka mundesi ! sikur dhe nga 1 Euro ti dhuroje ! me siguri do mblidhen ndima qe mund ta lehetsojne kete Familie te renduar Emocionalisht dhe shpertersisht, me nje zemer te thyer....qe tere jeten do ta kene preng femijet e dashur te tyre qe humben jeten.....Ndimoni se gjyna...Lutje dhe ne Zote .... qe secili qe ka mundesi te ndimoje...

    Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje