Vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit në Himarë vazhdon të jetë aktive.
Zjarrfikësit dhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.
Flakët vijojnë të përhapen për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, ndërsa autoritetet janë në terren me forca të shtuara.
Gjatë natës është shënuar një riaktivizim i vatrës, ndërsa ekipet kanë bërë përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll deri në mëngjes, pavarësisht kushteve të vështira të terrenit.
Ha, po normale eshte caktuar se do kete vila andej siper. Kshu qe futi flaken se mishin e importojm nga Brazili