Zonja e Parë Armanda Begaj në përurimin e shkollës “Selman Ali Xaka”

12 Nëntor 2022, 17:44Sociale TEMA

Zonja e Parë Armanda Begaj në përurimin e shkollës

Zonja e Parë, Armanda Begaj, ishte e pranishme në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Selman Ali Xaka” në fshatin Nojë në Krujë.

Rindërtimi i kësaj shkolle, e cila pësoi dëme serioze pas dëmtimit tërësor të saj, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, u mundësua falë një donacioni të shtetit slloven, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Rindërtimit dhe bashkinë e Krujës.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë Krujë, Ilir Loci, përfaqësuesi i Ministrisë Sllovene të Zhvillimit Ekonomik, Gregor Umek, etj.

Gjatë fjalës së saj, Zonja e Parë Armanda Begaj falënderoi shtetin slloven për kontributin bujar të dhënë në ndihmë të rindërtimit të shkollës.

“Tërmeti i tre viteve më parë vërtetë ngjalli frikë tek të gjithë ne, por na tregoi se mund të jemi mbështetje për njëri-tjetrin. Ai gjithashtu vërtetoi se Shqipëria është një vend me miq të mirë e solidar kudo në botë. Vlerësojmë kontributin e qeverisë dhe popullit slloven që në kohë të vështira konfirmoi miqësinë dhe afërsinë, duke dhënë një ndihmë me shumë vlerë në rikuperimin e dëmeve të tërmetit të vitit 2019. E ardhmja dhe e nesërmja është për këta fëmijë që sot janë në bankat e shkollës. Ndaj do t’ju lutesha të dashur mësues dhe prindër që t’i inkurajojmë fëmijët tanë  të jenë njerëz të zotë për vendin e tyre. Le të marrim më të mirën e jetës dhe të ngrihemi edhe më të fortë, kudo qofshim”, u shpreh ndër të tjera Begaj në fjalën e saj.

Ndërkohë, në fjalën përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Japelj tregoi për të pranishmit në ceremoninë e përurimit se për herë të parë e kishte vizituar Krujën tre vite më parë, vetëm 2 ditë para tërmetit.

“Sllovenia reagoi menjëherë duke ofruar ndihmë, si edhe dy ekspertë sllovenë, që iu bashkuan ekipeve për vlerësimin e dëmtimeve. Megjithatë, shprehja më e rëndësishme e solidaritetit ishte vendimi i Sllovenisë për t’i dhuruar Shqipërisë një shkollë. Jam sinqerisht i lumtur dhe krenar që mundëm të ngrinim një shkollë moderne plot dritë, në këtë mjedis kaq piktoresk, në bashkëpunim me Ministrinë e Rindërtimit, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkinë e Krujës”,- theksoi Japelj.

Shkolla modulare “Selman Ali Xaka” është një shkollë 9-vjeçare, e cila ofron tashmë kushte shumë të mira, ku marrin mësim 50 nxënës së bashku me kopshtin e fëmijëve.

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Hahahaha,zonja e pare me xhinse te perdorura.....! Cfare do te mesojne brezi i ri ne nje shkolle/hale ala turka...."Selmon Ali Xakar"!? Si qitet suma m'xhamie apo si vishet bourka....!?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Julian Laci

      Na trego si duhet te vishej zonja e pare. Nga fisi Xaka fshati Ndoj Nje sot professor ne University Berlin. Nuk eshte as emri,as mbiemri qe vendos sa I mencur je.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindita

        Per piramiden shteterore qe ka ngritur politika ne Shqiperi, Zonja e Pare eshte Linda Rama.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje