80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër vitin e fundit

12 Nëntor 2022, 09:09Sociale TEMA

80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.

Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.

Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

4 Komente

  1. i
    i eshte pjerdh Truni nga Politika e Medieve

    ne Shqiperi nuk ka asnji lloj Politike s'ka asnji shanc qe qytetari shqiptare t'i injketohet ne tru Libri per 31-vjet ne ate vend Opinioni Bombardohet me Politiken nga Mengjezi-deri ne Darke ,me Krimet qe ndodhin ne Shqiperi e ne Bote , me trafikanet , pra me tema Untergraund te Botes se Erret dhe ajo ka mbushur kokat e shqiptareve ,sepse kjo eshte Politika qe behet ne Shqiperi . Nuk mundet qe Libri e leximi ,kultivimi i shoqerise te jet dicka qe permbendet thjeshte sa me then ,qe ja po preket edhe njiher kjo teme ,ne menyren siperfaqsore kur ne terren ,ne TV -Medie gjithe hapesiren e ze Politika e Krimi e Kurveria . Prandaj ndodhta duhet te shikohet kjo Teme ky shqetesim ,nga Politikat e Medies dhe vet Shtetit ne ate vend ,nga Ministria e Kultures , nga vet gjithe shoqeria ,jo me te tilla Shkrime Spontane .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Ferdinand Asllani nga Jorgucati

      Ky 80% jane arnautat mysliman qe vetem e kane mendjen te falen m’xhami

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        c'te blesh e c'te lexosh ne kete katrahure gjuhesore e kulturore qe ofrojne botimet ne Shqiperi?! S'ngeli hajvan e idiote pa u be shkrimtar-e... Perkthimet pastaj... nje tmerr me vete.. edhe me google translate jane me te mira...

        Përgjigjjuni
        1. P
          PROZATORI

          80% te librave te botuara ne Shqiperi pas vitit 1991 jane libra autobiografike ku ish nomeklatura e larte komuniste tregohet medemek dissidente ndaj regimit dhe me e keqja eshte se shkrimtaret e sotem jane me se shumti gazetaret e djeshem qe I benin ne gazetat kryesore reportazhet mesuksese te gjithaneshme .KETA JANE NEVERIA VETE .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje