
Ish-deputeten demokrate, Grida Duma tashmë do e shohim pjesë të televizion dhe jo parlamentit, pasi do të drejtojë emisionin politik “Top Story” që do transmetohet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00 në TCH.
Së fundmi, ajo ka publikuar dhe spotin zyrtar të emisionit dhe premton se do të thuhet e vërteta. Gjatë spotit, Duma deklaron se Shqipëria nuk është e harruar, por e vonuar dhe se do të mundohet të krijojë një mendësi të re që është sipas saj, por nuk po i jepet zë.
Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.
“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje.
Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar.
E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar.
Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,”-thotë Duma në spot.
Harruat të botoni kuplaranë e Top-it ….