Fluturimi sekre: 22 shtetas shqiptarë deportohen nga Mbretëria e Bashkuar

10 Nëntor 2022, 21:30Sociale TEMA

Fluturimi sekre: 22 shtetas shqiptarë deportohen nga Mbretëria e

Britanikja “Daily Mail” ka shkruar se një udhëtim sekret deportimi u zhvillua të mërkurën e 9 nëntorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas saj, 22 shtetas shqiptarë me precedentë kriminalë dhe emigrantë të paligjshëm u larguan nga Britania e Madhe në agimin e së mërkurës.

Fluturimi i fshehtë për në Tiranë u autorizua personalisht nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Shumica e të dëbuarve u dërguan me fugon në aeroport nga qendrat e mbyllura të dëbimit, ku ata ishin mbajtur si të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani.

Disa nga shqiptarët besohet se janë caktuar për dëbim në javët e fundit gjatë verifikimit në kampin e përpunimit të Manston në Kent.

Aeroplani mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Të 22-të shtetasit u dërguan më pas në një stacion policie, i cili sipas gazetës është paguar pjesërisht nga britanikët për të përpunuar të dhënat e atyre që kthehen nga MB-ja.

Secili prej tyre kishte pasaportën e vulosur nga qeveria shqiptare që tregonte se ata janë të ndaluar të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet.

Kjo do të thotë se ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore të hyrjes në BE që i lejojnë të fluturojnë, ngasin makinën ose të marrin autobusë në Francën veriore ose Belgjikë për një kalim në Kanal.

“Mail” shkruan se, Home Office këmbënguli për konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin.

“Ka një frymë konspiracioni në lidhje me këtë fluturim”, tha një zyrtar kufitar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nuk ka asnjë gjurmë të dukshme kompjuterike. Ajo u organizua kryesisht në biseda midis njerëzve të ndryshëm të imigracionit në Londër”.

Kjo është goditja e fundit nga Braverman ndaj emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në MB.

Ajo tha këtë javë se numri i njerëzve që arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 120 shqiptarë u dërguan në fluturime dëbimi muajin e kaluar.

Ato përfshinin 12 emigrantë të Kanalit, të cilët u larguan drejtpërdrejt nga qendra e përpunimit të Manston më 13 tetor, vetëm 36 orë pasi mbërritën me varkë dhe nuk arritën të kërkonin azil.

6 Komente

  1. K
    Kadri Fugoni

    Shtet legen dhe gazete e ndyre qe gezohet per kthimin e shqiptareve ne kete menyre.

    1. L
      Lymi

      Është ëndërra ime që vëllezërit e mi të kthehen të gjithë këtu me hir apo pahir po me këto thika pas shpine të shtetit tonë në bashkëpunim me dhe për llogari të njerëzve të huaj ...kam frikë se do përzemë edhe ata shqiptarë që kanë mbetur...

      1. K
        Km

        Edhe nje te jete kriminele, nuk eshte mire. POR te pergjithesosh "shqiptarè Jane kriminele per nje, dy apo 10 vete kjo eshte shume è rende, aq me teper qe behet nga nje minister, aq me teper nga nje indiane ministre ne Angli. E rende eshte te thuash" shqiptarè kriminele po pushtojne Angline". Te pranosh we 100 hallexhinj shqiptare pushtuan Anglin è me gommone nga franca do te thote te pranosh qe Anglia ka marre fund. Ndaj I drejtohem Englezeve:-"kujdes, Angline ua Kane pushtuan indianet.Anglia eshte kthyer ne koloni Indiane"

        1. K
          Klimax

          Me llogjikën tënde dalim në konkluzionin se edhe SHBA-ja është pushtuar dhe është kthyer në koloni afrikane dhe latino-amerikane!!! Po për Shqipërinë çfarë të themi? Çfarë identiteti i ka ngelur nga periudha e Gjergj Kastriotit? Asgjë! Islamizim, turqëzim dhe më e çuditshmja, simbolin e kristianizmit të epokës bizantine, shqiponjën dykrenare, e trajtojnë si një identitet anti-grek dhe anti-serb apo të popujve sllavë të lindjes!!!!! Përse? Sepse kërkojmë të ndërtojmë një identitet të rremë ashtu si dhe turqit. Vërtet, kush është identiteti i kombit turk? Po për Indinë dhe indianët a ke dëgjuar ndonjëherë? A ke dëgjuar ndonjëherë për lashtësinë e këtij identiteti? Në fund të fundit, ç'rëndësi ka prejardhja e origjinës apo ngjyra e lëkurës të një ministri, kryeministri në Britani apo presidenti në SHBA? Britanikët dhe amerikanët i zgjodhën të jenë në ato poste të larta. Ti vazhdo e mbështet krimin e korrupsionin, salinjtë, metinjtë, raminjtë e gjithë minjtë që e kanë qelbur shoqërinë shqiptare dhe lënë atë pa dinjitet!

        2. k
          k

          Ça bohet kshu se na ngeli droga pa shitur.

          1. T
            Toni

            O qeveri antikombetare. Si i pranoni njerezit kunder konventes nderkombetare te te drejtave te njeriut? Secilit individ duhet ti jepet e drejta te kerkoje azil, nese nuk i pranohet atehere mund te deportohet.

            Lini një Përgjigje