Gjeniu i matematikës, 13-vjeçari shqiptar që zgjidh ushtrimet më shpejt së makina llogaritëse

10 Nëntor 2022, 08:55Sociale TEMA

Gjeniu i matematikës, 13-vjeçari shqiptar që zgjidh ushtrimet

Ermis Arra është në klasë të 8-të, në shkollën 9-vjeçare “Shaqir Lleja”.

Lënda e tij e preferuar është matematika, aq sa në shumë raste përgjigjet e ushtrimeve i gjen më shpejtë se makina llogaritëse.

“Kur bleva tabelën e shumëzimit dhe vazhdova që të mësoj numrat e vegjël dhe më pas fillova të rikuperoj numrat e mëdhenj, arrita që të shumëzoj shifra edhe më të mëdha se 10-ta”, thotë Ermisi.

Mënyrën e të vepruarit nuk ka arritur ta zbulojë as vetë profesori i tij.

“Unë si mësues veprimet që kryen Ernisi jam i detyruar që t’i kryej me makinë llogaritëse për të arritur në përfundimin nëse i ka kryer saktë ose jo”, shprehet Shpëtim Gurra, profesor matematike.

Edhe pse është nxënës në këto banka, shpeshherë Ernisi merr rolin e mësuesit për shokët dhe shoqet.

“Jo vetëm nga klasa, por dhe nga shkolla tjetër vijnë dhe më kërkojnë ndihmë. Nuk arrijnë të kuptojnë këtë mënyrë, makina llogaritëse nuk lejohet. Me një fjalë, unë jam makina llogaritëse e shkollës”, thotë 13-vjecari.

Profesor Shpëtimi na thotë se aftësitë e 13-vjeçarit kërkojnë një program më të avancuar sesa libri i matematikës i klasës së 8-të.



2 Komente

  1. P
    Profesoreshë Doktoreshë Mona

    Shyqyr nje lajm i mire se na mbyten idiotet dhe analfabetet!

    1. T
      Tiku

      Amon rujeni çunin me roje se do na e rrëmbejnë anglezët me gomone natën

      Lini një Përgjigje