Ndryshime të tjera kërkohen në Kodin Rrugor, por që këtë herë ofrojnë lehtësim për drejtuesit e autoveturave. Disa amendime të iniciuara nga një grup deputetësh të PD kanë nisur diskutimin në parlament.
Ndryshimet parashikojnë përgjysmimin e gjobave maksimale, heqjen e postblloqeve abuzive të policisë në rrugë, heqjen e detyrimit për rinovimin e patentës deri në moshën 55 vjeç dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes në rrugët e klasifikuara si autostradë nga 110 km/h në120 km/h.
Për ekspertin e sigurisë rrugore, Artur Sulçe, shpejtësia konsiderohet e rrezikshme, por në autostrada ku ka një përmirësim të dukshëm të infrastrukturës rrugore, vendosja e limitit 120 km/h, jo vetëm konsiderohet e mundur, por madje e nevojshme për të kursyer kohë.
Ndërsa propozohet ulja me 50% e gjobave maksimale, kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, Kujtim Mema, sugjeron se për shkelje të vogla duhen zbutur edhe dënimet e tjera, si heqja e patentës për 6 muaj.
Trafiku, shpejtësia, lejedrejtimet, etj. janë në qendër të vëmendjes kryesisht për sigurinë e jetës, por problematika e parkingjeve qëndron ende e pazgjidhur.
Ndërsa qytetarët ndeshen çdo ditë me këtë problem, propozohet si zgjidhje shtimi i parkimeve në rrugë pa pagesë, të garantuar për çdo rezident.
Ekspertët e shohin në një prizëm më afatgjatë. Ndryshimet në Kodin Rrugor kanë qenë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, por për ekspertin Sulçe në Kodin e kopjuar nga Italia në 1998, mbeten ende nene tashmë e kanë humbur funksionin, prandaj ndryshimet janë të nevojshme.
Te behen te gjitha ndryshimet por denimet nuk duhen ulur duhen rritur! Kur denimi per shpejtesi vdekjeprurese eshte vetem 5000 leke, cfare i kushton atij drogaxhiut me makine lukzose prej jashte shteti? Fute direkt 3 muaj ne burg cdo person i cili tejkalon limitin me 50kmh dhe e shohim pastaj si behet. Alkooli ne timon te behet pezull, heqje, burg sipas numrit te shkeljeve. Kush cenon kembesoret apo ciklistet, detyrim ridhenie provimi gjobe. Vetem me dhune mesojen horrat, po u dhe doren te marrin krahun me rrezikshmeri.
Shqiperia nuk ka asnje autostrade, perkundrazi vuan nga rruget e ngushta. Nuk behet fjale per lejim shtim shpejtesie, por per rritje te denimeve per shkelje te rregullave ekzistuese dhe mospuetje me te te afermeve te vdekurve nga aksidentet apo te demtuar.