Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën

9 Nëntor 2022, 21:20Sociale TEMA

Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time

Studiuesja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka treguar historinë e saj personale se si autoritetet britanike kanë ndaluar familjen e saj që të marrë një vizë për të shkuar drejt Anglisë për ta takuar atë.

Ypi tregon se jeton në Angli prej 14 vitesh, por që vëllai i saj nuk e ka vizituar asnjëherë pasi i është refuzuar viza. Po ashtu ajo tregon se as nëna e saj, 70-vjeç nuk ka mundi të shkonte në Britani kur Lea ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për të, pasi iu refuzua edhe asaj viza.

"Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?) që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.

Kur aplikoi për viza, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më sepse e ka të qartë (si cdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar” është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK cdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?

Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza.

Kishte qenë më parë në UK por unë vetë bëra një gabim që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigja ishte që mamaja ime “një 70 vjecare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni cdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla", shkruan ajo.

27 Komente

  1. V
    Vani

    Ik moj pjerdhu kam 27 dhe nuk po shes pordh si puna jote,nese je e zgjar ik se anglia ka me pjerdh si puna jote Torollake

    1. k
      k

      Zonjë,nuk ka nevojë të kritikosh ligjet edhe sikur të gabuara të një shteti që nuk eshte i yti. Nesse nuk të pëlqen,mund të largohesh.Askush nuk të detyron të qëndrosh.

      1. P
        Per korrektesë

        Lea Ypi me këtë shkrim vertetoi we është nje mediokre e padenje per mbiemrin. Nje njeri qe e quan veten "studies" dhe "shkrimtar" nuk shkruan per veten por per të tjerët. Perfaqeson mijerat dhe qindra mijerat - jo fisin. Lea Ypi është paradoksalisht nje komuniste e djathte. Aq sa mund të jetë e djathte nje komuniste qe mbeshtet marksistin Jeremy Corbyn. Me paturpesi, kjo perfaqesuese e mediokritetit tha: "Ne Angli jam e majte, por ne Shqipëri jam e djathte." Universitetet jane qendra të majtizmit dhe Lea kerkon të bashkohet me rrymen të ruajme statusin. Ndersa ne Shqipëri ka turp nga fisi dhe thotë jam e djathte. Perpara jush - Lea Ypi. Dhe Xhafer Ypi është kthyer mbrapsht ne varr, atje ku është, nga sikleti.

        1. a
          adi

          Ik mer bole..U bere anglez ti?

          1. L
            Lymi

            Nuk e lejn te largohet ate edhe me dash ajo! As ate edhe askend tjeter qe eshte i ri edhe me nje zanat apo shkolle! Edhe dun skllever po edhe dun ti zgjedhin me dore nji per nji! Plus dun me bo edhe ndonje paund nderkohe qe i zgjedhin sklleverit qe rrijne ne rradhe si delet me ato aplikimet per viza .... Epo nuk funksionon dynjaja ashtu plak...e din edhe ti po s qeve ne kopsht akoma

            1. Moni

              Prape e persekutuar kjo e gjora por kete rradhe nga mbreteria dhe jo diktatura. Prape viktime mbeti.

              1. Q
                Qytetari global

                Nuk e di nese nuk jeni te holle mjafueshem per te kuptuar apo beni bete se nuk keni respekt per veten. Britaniket thone qe mos hajdeni me varka ilegalisht (dhe kjo eshte e vetmja pjese e sakte, as une nuk mendoj se duhet te shkojne) por ata po ashtu thone qe aplikoni per viza nese vini per arsye ekonomike por nderkohe as njerezve qe duan te shkojne per nje vizite tek familja dhe nuk kane per qellim te qendrojne nuk iu japin vize lere pastaj ata qe duan te shkojne per pune. E kupton tani qe ka nje rrjedhe logjike. Nuk na mjafton arroganca e konservatoreve Britanike tek te cilet ia ben MU racizmi ndaj shqiptareve por na duhen edhe ca tipa si puna jote

              2. G
                GREY WOLF

                Pirdhu ti o injorant me tastjere.

              3. J
                Ja pergjigja

                Shkrim corodites, qe nuk tregon arsyen e vertete perse nuk u leshua vertet ajo vize, e dyshyeshme pse duhej te bente patjeter kurs anglisht vellai. E vertete qe nuk japin vize por jo sipas kesaj zonje.....

                1. J
                  Jorgo

                  po nuk pyet veten lea pse ndodh kjo? Une kam marre dy here vize njevjecare per UK, njeren here qendrova nje jave tjetren nje muaj e gjysem, asnje dite me shume se sa me duhej dhe sa kisha deklaruar dhe asnje aktivitet tjeter pervec atyre te studimit dhe vizites per pune

                  1. L
                    Labi

                    Kane filluar dhe ju grekërve tju kërkojnë viza britanikët ?! Se kam dit.

                  2. T
                    Tirons

                    Po mire. Na plasi trapi dmth

                    1. K
                      Katunari

                      Po mire simbas jush kjo zonja po genjen? Po pse more keto komente fyese dhe denigruese, ne vend qe te mbeshtesim njeri tjetrin e ti kerkojme llogari si ambasades Angleze dhe Amerikane, qe perfitojne kushedi se sa te ardhura nga refuzimi i vizave e ste japin asnje arsye, i kundervihemi njeri tjetrit, TURP.

                      1. E
                        Era

                        E drejtë Shqiptarët prandaj janë në këtë derexhe.

                      2. S
                        Semi

                        Po te psguash e merr...kto ambasada jane qendra korrupsioni..po qeveria jone pse u le karta bianka ne cdo gje e nuk kerkon Liberalizim vizash

                        1. $
                          $antiago-@-Chil€

                          Ama jo. Megjithatë shumë i kanë marë pleqtë apo të afërmit pa probleme të paktën njēherë, por ka pasur raste kur dikujt ja kanē refuzuar vizën me arsyen se nuk kanë 'arsye të forta për tu rikthyer në Shqipëri' edhe pse këta mund të jenë pleqë nga 70 apo 80 vjecë. Mendoj këtë e kanë bërë vetëm në raste të rralla (për ata që kanë qënë të paktën një apo dhe dy herë më përpara ), sepse kanë pasur një kuotë dhe prioritete të caktuara vizash që duhet të lëshonin , dhe kanë nxjerë 'shkaqe' vari karios..

                          1. V
                            VLONJATI

                            ORE INJORANTER DY DHUNDRAKER E PARA ZONJA YPI PO TREGON NJE HISTORI QE E KA HEQUR NE KURRIZ DHE E DIM SHUME MIRE MASKARENJTE QE JAPIN VIZA KUR I DO MENDERJA TE PARAGJYKOJNE DHE PER NJE GJE TE VOGEL TE THONE JOO DHE ME KRYESORJA ZONJA YPI ESHTE E NDERUAR DHE E RESPEKTUAR SI NJERI DHE SI SHKRIMTARE.

                            1. F
                              Fleura

                              Sa e neveritshme eshte kjo! MOri superxhiro prej rames e veliajt qe e begenisen tek libri idiot qe beri. mbushur me mashtrime dhe imagjinata. Lexoni lexoni: Me ne fund, e nisa sot leximin e librit te Lea Ypit. Kam njefare frenimi gjithmone ndaj librave apo filmave qe bejne shume buje dhe i shtyj sa mundem. Libri nis me Stalinin, fillimisht nje muhabet ne klase per temen sa i donte Stalini femijet, pastaj vajza e vogel 11-vjecare ndeshet papritur me nje proteste, (qe nuk e kupton se cfare eshte se nuk kishte degjuar me pare per protesta), qe shperndahet nga policia me qen dhe e lebetitur kapet fort pas kembeve te statujes se Stalinit derisa sheh se atij i kane keputur koken protestuesit dhe pikat e fundit te shiut thahen mbi kepucet e Stalinit dhe palltoja e tij nis te rimarre ngjyren teksa thahet nga shiu. Meqe s’me kujtohej kjo shtatore e Stalinit ne Durres dhe as protesta me prerje koke, megjithese i kam ndjekur me vemendje ngjarjet e asaj kohe (3 vjet me i madh se Lea une), iu futa kurioz gugellimit. Ne Durres Stalini ka qene bust, pra as kepuce, as kembe e as pallto, protesta eshte bere ne 14 dhjetor ’90, pra nje jave pas nisjes se protestave te vazhdueshme masive ne Tirane dhe ne ate proteste ka pasur nje shperthim qe i ka shkaktuar deme minimale bustit. Nuk e kuptoj pse duhen sajuar gjera, kur nje liber me perjetime te nje femije gjate ndryshimit te sistemit do ishte gjithsesi interesant edhe pa sajesa. E lashe librin. Ndoshta i kthehem prape ne te ardhmen. Gezohem qe ka pasur sukses neper bote. Nese doni perjetimet e nje femije gjate kohes se regjimit, madje nje pershkrim te gjithe perplasjeve mes grupimeve te ndryshme shoqerore ne historine moderne te Shqiperise dhe plot dituri te tjera, rekomandoj Tirana e Nones te Fevziut, me ka pelqyer shume. ...

                              1. T
                                Taku

                                E mor shqiptare e tregoni veten ca morrash jeni … perfundimisht nuk beheni …. Tjetra eshte personalitet ju I thoni eshte faji I saj qe nuk merr vizen I vellai apo e ema … o zot ca kafshesh edhe I trgoni po nuk i pelqeu te ike… dmth ajo duhet te kete sjellje prej zvarranikesh e mos te ngreje koke po te thote flm qe nuk i jepni vize familjareve te mi.. o zot

                                1. A
                                  Adi

                                  O Njeres bravo ju, paskeni qene me fat, por shumica jane refuzuar, kete po perpiqet te thote dhe nese lexoni komentet dhe nese pyesni me shume njerez do kuptoni se ju beni pjese tek ajo perqindja e vogel qe marrin viza, shumica nuk marrin. Detyrimi me i vogel qe kane eshte tiu kthejne parate atyre qe pasi kane futur hundet mire e mire ne financat e shume te dhena te tjera te tyre i refuzojne. Boll na cate koken me kete qendrimin me anglez se anglezet. As mua nuk me pelqen qe shume shkojne ilegalisht dhe perfshihen edhe ne gjera te paligjshme por kjo nuk justifikon diskriminimin qe iu eshte bere dhe behet shqiptareve te ndershem dhe qe punojne dhe jetojne atje ose prinderve dhe motrave e vellezerve te tyre qe duan ti vizitojne. A keni pak dinjitet ju apo jo. Shqiptaret gati te perdhosin njeri-tjetrin gjithnje.

                                  1. N
                                    Nardi

                                    Po I pelqen te behet interesante Nora Qypi.Po shko ti ke nena dhe vellai moj tutkune se anglezet qenkan te keqinj.Mosmirenjohese.

                                    1. I
                                      Illo

                                      Dy here kam marre vizen angleze 6 mujore. Nje here ndenjta 5 dite, tjetren nuk vajta fare, se ashtu me erdhen punet. Asnjelloj paragjykimi. Vajta per turizem privat, ndenjta 5 dite, erdha. Do e merrja prape po te aplikoja (se ke perparesi po pate patur me pare), po me dhimbsen leket, se eshte shtrenjt e flamosura.

                                      1. P
                                        POSEIDON

                                        BRAVO LEA!!!! ANGLEZET I DUAN TE RINJTE SHQIPETARE PA DOKUMENTA PER TI BERE SKLLEVER PER SHPERNDARJE E PRODHIM DROGE . PO ASHTU PER TI SHFRYTEZUAR NE TRGUN E SEKSIT. DHE TE MARTESAVE ME GRA ANGLEZE EDHE PER TU LEGALIZUAR!!! MAFJA PA TJETER JO DIREKT SHTETI QE BEN SIKUR NUK DI GJE .

                                        1. p
                                          pjeter

                                          E çuditeshme se se e trajtojne disa shqiptare nje teme diskriminimi kunder tyre!!!! Nuk arrijne te kuptojne qe egzistojne edhe njeres ndryshe nga c'mendonne ata,,dhe qe me opinione te tilla perforcojne ate c'ka deklarojne disa funksionare te qeverrise angleze,"shqiptaret jane kriminele",natyrisht,jane shume krenare te pranojne qe kan shkru komente idiote!!!

                                          1. T
                                            Tiku

                                            Me duket se paska ble edhe Anglia patronazhist si Endri Fuga per portalet ...

                                          2. D
                                            Detari

                                            Genjeshter, depozitova te dhenat ne ambasaden angleze dhe per nje jave me dhane vizen, te gjitha me ane te postes. Krahasoheni me ambasadad skiptare haha VK Nuk e di pse genjen kjo goca

                                            1. V
                                              Vjollca veseli

                                              Mese e vertete Mua ma kane refuzuar 2 here vizen per ne Angli Dhe çudia me e madhe qe heren e dyte kisha ne pasaporte vize amerikane 3 vjeçare. Pa me dhene shpjegimin me te vogël per refuzimin e vizes Pa patur as me te voglin penalitet gjate gjithe 30 viteve (se me pare nuk diskutohej) te tranzicionit.

                                              Lini një Përgjigje