Deklarata e Braverman për shqiptarët/ Princ Leka në televizionin anglez: Ata janë punëtorë, të gjendet një mënyrë që të vijnë me viza në Britani

8 Nëntor 2022, 14:30Sociale TEMA

Deklarata e Braverman për shqiptarët/ Princ Leka në televizionin

Princ Lekën II gjatë një interviste me gazetarin e mirënjohur britanik Piers Morgan në emisionin Uncensored nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike.

Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.

Duke e konsideruar veten avokat të lëvizjes së lirë, Princ Leka Zogu II, thotë se shqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik.

Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.


Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.

7 Komente

  1. N
    Neki Osumi

    Të lumtë o Leka i Zogjit, a e di se ke filluar të bëhesh tamam Shqiptar ? Të paska bërë mirë martesa me gocën e Zaharive, mbasi ndikimi i sajë, të ka ulur me këmbë në tokë, dhe kështu, je i orientuar me njerëzit, vendin, doket, zakonet, mendësitë, mënçuritë, zgjuaresitë, hiletë, skuthllëqet, shkërdhatllëqet dhe gjithë pozitivet dhe negativet që ka ky popull e ky vënd. Tani ka ardhur koha, që ti futesh gradualisht politikës, duke u orienruar drejtë të djathtes së QENDRES (të,moderuar), dhe larg ndikimeve të ekstremisteve politikë të djathtë, që janë sot në qarkullim nl Shqipëri. Mbasi ata, janë përfaqesuesit më të pa natyrshlm të së djathtes, njeri ish komunistmi egër, tjetri ish komunist familiafisht dhe rë dy FSHATARË në origjinë.

    1. L
      Like

      Prince Leka!!!!!! Kush pjerdh per kete?

      1. E
        Epo kjo pune

        Po pse trgoheni kaq negative nuk e kuptoj? Ai po perpiqet te beje dicka per mire... Thuaj bravo ne kete rast dhe kaq.

        1. I
          Ilirjan

          Ate qe kane brenda vetes do te nxjerin. Nuk kane tjeter gje, e kote t'ua kerkosh.

      2. P
        POLI

        LEKA DO LEKET.PO BABAI I LEKES EMIGRANT ISHTE NE ANGLI .LEKA I PARE DUHET TA KISHTE EMRIN " FLORI ,

        1. P
          Princ leshi!

          Princ leshi - princ le-ka, le-ku! Princ teveqeli! Nga i gjeni keta princer, kur i ati i tij ka qene nje bandit, i blere nga sllavet e Beogradit, me ndihmen e te cileve uzurpoi kolltukun dhe u vetshpall ''mbret'', vrases i atdhetareve me te flakte te Shqiperise: Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri! Me mire pa 'te se me 'te! jep mend nje budall!

          1. Z
            Zef

            Sido dhe çfardo do kishte qene babai i tij ju prape do perpiqeni ne çdo menyre ta perulni, ta fyeni e ta perdhosni vetem se eshte i yni. Nje prej nesh. Te ishte ne vend te tij i ati tani do vdisnim per te siq kane vdekur te paret tane, por ky ngase si ben dem kujt urrehet ne menyre te vazhdushme. Sa qesharake qe jemi! Barbone milet.

            Lini një Përgjigje