Pedagogët pezullojnë bojkotin, por vijojnë protestat

6 Nëntor 2022, 19:50Sociale TEMA

 

Pedagogët pezullojnë bojkotin, por vijojnë protestat

Sindikata e Pedagogëve ka vendosur pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor.

Kjo, për të përmbushur detyrimin e tyre akademik, atë “të përçimit të dijes tek studentët”.

Lajmi u bë i ditur nga sindikata, duke cituar njoftimin zyrtar për mediat.

Në vijim, ata lajmërojnë vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale.

Në të përfshihen protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara.

“Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!”, thekson qëndrimi zyrtar i pedagogëve.

Në përmbyllje, ata njoftuan se protesta e radhës do të zhvillohet të martën e 8 nëntorit përpara Korpusit Qëndror të UPT-së.

Pedagogët kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Me rritjen prej 7 për qind, paga bruto e një lektori nga 90 mijë lekë bëhet 96 mijë lekë, e asistent lektorë nga 73 mijë shkon në 78 mijë lekë, ndërsa paga e një pedagogu me titullin profesor nga 121 mijë në 129 mijë lekë në muaj.

Protestuesit i kanë dërguar qeverisë një peticion me 9 kërkesa një muaj më parë, të nënshkruar nga mbi 85 për qind e pedagogëve në Tiranë e rrethe.

Ata thonë se ato janë të njëjtat kërkesa që qeveria socialiste i ka mbi tryezë qysh nga viti 2019, dhe nuk i plotëson, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, aq sa aktualisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni dhe pagat e tyre dhe fondet për kërkim shkencor janë shumë më të ulëta në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe pakrahasimisht të ulëta me vendet e Bashkimit Evropian.

Qeveria nxiti universitetet që, falë autonomisë së tyre, të shtojnë të ardhurat dhe fondet e tyre përmes projekteve dhe aplikimeve ndërkombëtare, duke përfituar më shumë para përmes punës së tyre konkrete shkencore.

Autoritetet shqiptare miratuan javën e kaluar një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë ligjore për një rritje të mëtejshme prej 8 për qind nga të ardhurat e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nuk do të ketë asnjë të ashtuquajtur Veting për pedagogët.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!”, theksoi fillimisht Rama.

Sipas tij, rritja e mëtejshme e pagave, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme.

Kjo, pas pensionistëve në fund të vitit dhe pas daljes nga sezoni i dimrit.

Gjatë kësaj kohe, shtoi kryeministri, do të bëhen bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria.

4 Komente

  1. t
    tefiku

    Po ne greve urie hyne keta zoterinjte? Apo harruan?

    1. X
      XX

      U mbars mali dhe polli nje mi.

      1. h
        hik mor kurve me paterica

        shko ne piudh te asaj qe ke dal . mbylleni Universitetin sot . Shqiptaret s'kane nevoje per Shkerdhatat rrugesh si ju dhe FakeUniversitetet tuaja

        1. j
          ju funderinat do beni Kerkime Shkencore ?

          Banda e shkerdhatave e krimineleve e xhambazeve te Diplomave fallso qe nuk vlejne as me fshij trapin , kta do bojn gjasme Kerkime Shkencore ! Hahahahahah ptuuuuuuuuuuuu fare e qelbet qe degjenruat gjithcka ku shkelet

          Lini një Përgjigje