Thur çorape, 80-vjeçarja që punon për të mundur varfërinë

5 Nëntor 2022, 22:25Sociale TEMA

Thur çorape, 80-vjeçarja që punon për të mundur

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamilja punon papushuar. Në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta. Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë .

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë, raporton Report tv.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.

3 Komente

  1. d
    demokrati

    Erjon bashke me faqeleshin qe ha tek Nusreti me xhup veshur shikoni Qamilen.Ajo dhe Qamilet e tjere e ben kete vend.Ve bast se Qamilja eshte e para qe paguan dritat dhe ujin..Mire eshte qe edhe vrapueset, boskieret, mundesat, schiattricet, te trajtohen me taksat e shqiptareve dhe jo te yllit Fidel, por Qamilet,Vangjelit 80 vjec te ketij vendi meritojne dinjitet para se te ikin nga kjo bote qe i ra per hise te jetojne ne nje vend e te ken per baskekryetar opozite nje spiun te komunizmit qe ka sot ka hale edhe per sashen dhe vet ne moshen e sashes e ka bere prapa gardhit.

    1. R
      Rozafat

      Mekanizmi që u vu në funksion gjat pandemisë mund të shihet si një instrument permanent - në zhdukje të varfërisë - dhe çdo opozitë ta ketë pjesë të menaxhimit me pozitën , ndryshe me ojf e ojq , do vazhdomjë të themi se e gjithë bota kështu ka pasur e kështu e lëmë shoqerimnë me ta nëpër këmbë e të na dhëmbë , se sipas disave , tragjedia është ajo që mban shoqërinë në ekuilibër . Do pyetur noi fillo . ( sikur njëriu s'ka ndjenja me këtë mendësi ndersa dyerëziu paska ) .

      1. B
        Bejuni korrekte

        Apelimi per ndihme do te kishte kuptim nese do te sqaronit nese dikush , qofte dhe nga amerika , do te deshironte qe te dergonte dicka si ndihme dhe si per shpirt te nenes se vet qe i ka vdekur . Ju te gazetes tregohunui me korrekte kur flisni per te ndihmuar njerez te tille

        Lini një Përgjigje