U pezullua pas akuzave për dhunë ndaj nxënësve, mësuesi: Të stisura nga disa kolegë

4 Nëntor 2022, 19:00Sociale TEMA

U pezullua pas akuzave për dhunë ndaj nxënësve,

Mësuesi i akuzuar për dhunë ndaj nxënësve në Bilisht, Alban Fetolli ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Fetolli tha se të gjitha janë akuza të stisura, gjë për të cilën dyshimet më te forta i ka tek disa kolegë.

“Unë kam 30 vjet që punoj dhe kontribuoj ne arsim dhe kurrë nuk kam pasur probleme të tilla edhe në kohën kur kam qenë drejtues i ZA Devoll apo pozicione të tjera, nuk kam pasur probleme kurrë me kolegët aq më tepër me nxënësit. Prej 30 vitesh punoj me pasion për edukim, nuk kam pasur kurrë as thyerje displinore apo vërejtje për punën time, jam i bindur akuzat janë të stisura nga kolegë, të cilët keqpërdorin fëmijët, koha do t’i vërtetojë”, theskoi ai.

Ndërsa, i pyetur se çfarë rruge do të ndjekë për personat dhe kolegët që dyshon, nëse do i kallzojë penalisht për shpifje apo jo, Fetolli shprehet se është duke e menduar këtë të gjë, por ende nuk e ka vendosur.

Megjithatë, ai këmbëngul se koha do t’i japë të drejtë dhe se në këtë rrugë tashmë ka gjithë mbështetjen e kolegëve të cilët e kanë kontaktuar gjatë gjithë ditës.

1 Komente

  1. S
    Sara

    ... te besoj...

    Lini një Përgjigje