Kisha katolike reagon për emigrimin masiv të shqiptarëve: Klasa politike të marrë masa. Kujt do i mbesë vendi bosh nëse të gjithë largohen?!

4 Nëntor 2022, 11:32Sociale TEMA

Kisha katolike reagon për emigrimin masiv të shqiptarëve: Klasa

Imzot Angelo Massafra ka bërë një apel të fortë në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Ai tha se duhet gjetur rruga për t’i vënë fre këtij fenomeni duke theksuar se pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdorimi i tyre për qëllime kriminale.

Deklarata

Ne Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, të mbledhur në Asamblenë e zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, mbajtur në Tiranë më 25-26 tetor 2022, mes argumenteve më me interes që i përkasin Kishës Katolike dhe popullit tonë aq të dashur shqiptar, kemi trajtuar edhe problemin e dhimbshëm të shpopullimit që po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit.

Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme.

Me anë të këtij AKTI DENONCIMI i drejtohemi mbi të gjitha klasës politike të vendit në mënyrë që ky problem të trajtohet me përparësinë më të madhe. Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë.

Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Nga ana jonë si Kishë Katolike, shprehim gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim.

Në fund jemi të vetëdijshem që përgjegjësitë nuk janë vetem të atyre që udhëheqin vendin, nxisim të gjithë shqiptarët për një shqyrtim të thellë të ndergjegjes për të kuptuar që fatet e vendit tonë varen prej zemrës dhe mendjes së gjithësecilit.

Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër.

Sot, ndërsa përkujtojmë 32 vjetorin e Meshës së parë dhe  në Vigjilien e festës së Martirëvë të Shqipërisë, propozojmë shembullin e tyre të dashurisë për atdheun si modelin për t’u ndjekur dhe imituar. Pikërisht dashuria ndaj Zotit dhe atdheut, që ishte vendi ku provania hyjnore i vendosi për të jetuar e vepruar, duke dhënë kontributin e tyre në bashkëpunim me veprën e Krijuesit, i shtyu ata të japin jetën e tyre.

Të gjithë atyre i besojmë ndërmjetësinë pranë Hyjit, bekimin e të cilit e thërrasim për këtë popull që duam me dashuri të sinqertë dhe të pakushtëzuar.

7 Komente

  1. S
    Stop Perdhunimit te Lirise _o PERVERSE !

    Qe te reagosh si person ,si pjestare i nji shoqerie mbi Problemet esaj eshte Okay. Por te futesh Hunden apo gjuhen ne Vryma te Ndaluara per Komunitetin Fetare ,ne Politike apo Genitale Femijesh duke perdorur Institucionin e Kishes per te dhen impulse Politike besimtareve , madje cpuarje nga pas bythe besimtareve te Fes qe perfaqson ,,,kjo eshte Maskarade eshte nderhyrje ne Politikat e nji vendi dhe e papranushme per nji Institucion Fetare . Prifti eshte mire te shikoje punet e Kishesh per ate qe edhe eshte ne ate pozicion jo nxise pakenaqsi ne popull kunder Shtetit . Kujdes me femijet !

    1. s
      sikur toka te ishte leter dhe qielli boje

      E vertete se kisha katolike ka shume probleme brenda saj por cte keqe ka qe foli? Une per vete jam ateist dhe jam kunder perzierjes se fese me politiken, por ikja dhe shpopullimi nuk eshte politike! Eshte problem i madh social per te gjithe popullin, qofte me ramen me berishen me meten etj. Institucionet fetare thirrje te tilla sociale nuk i kane te ndaluara. Sikur te bejne psh lobim direkt ne ligje, ai eshte problem, por keshtu sic thua ti, i bie kisha dhe xhamia as nuk duhet te ndihmojne te varferit? Se paska impulse politike? Apo edhe vatikanin e ka ne dore berisha sipas teje dhe e perdor per agjitacion propagande kunder rames.

    2. T
      Taulant

      Poesni kerricin e Vucicit .

      1. K
        Kole Gjakova

        Ketij fenomeni te jashtezakonshmen te shpopullimit te Shqiperise duhet ti perkushtohen Kisha dhe Xhamia.Te gjithe njerezit e nderuar dhe te ndergjegjeshem qe e kuptojne se ku po shkon ky vend pa te ardhme,pa rini e cila po emigron dita dites.Kush do ta mbaje kete vend pleqte dhe plakat? Per mua cdo njeri i cili ka pak dinjitet duhet te beje te pamunduren per te forcuar kete vend,per te krijuar kushte qe te mos largohen.Kryesisht per detyre i bie qeverise me politikat e saj .Sideomos krijimi i vendeve te punes,rritja e pagave te pakten mbi 500 euro ne muaj si page minimale etj etj. Duhet te punojne sa nuk eshte vone.Guri i rende peshon ne vend te vet.

        1. p
          populli

          Kole , mesoni njiher te flisni si njerez qe dijne te shikojne cfar ka ndodhur dhe ndodh ne Shqiperi jo ti perdorni ,si Sllogane Partiake ne sherbim te Politikes ikjet e Shqiptareve e cila eshte sot nji nji Teme e krijuar Artificialishte nga pikerishte ata Kriminele qe shkaterruan dhe lane pa te Ardhme popullin shqiptare si salih beerisha e ilir metaj ,qe mbasi shkaterruan gjithcka cdo Industri e fabrike e vodhen gjithcka ,me miljardat e Shtetit ,te destinuara De Jure per Zhvillimin e vendit dhe mireqenjes se popullit per hapjen e vendeve te punes , ndertuan Sarajet e tyre ,me Vila e Hotele ,Apartamente ,Prona pa kufij etj .- Kur ishte saleh Kriminel berisha ne pushtet iken me shume se 1 Miljon shqiptare dhe asnjeri nuk Ndihej ! Si keni surrat e na u kujtuat sot ,ne kto vite ,se po hikin disa 100 Mijra sepse Banda e Lalzit Minoj gjithcka ne kte Shtet ,kur ishte ne pushtet qe nga Ekonomia e deri ke Drejtesia e gjithcka . _Mipro juve ose sdoni te mendoni si Njerer ose jeni dashakeqe te Shqiperise . Nqs do tÄi sekuestrihen Pronat salih berishes Metes etj siedhe MIljardat qe kane vjedhur e fshehur Bankave te Botes , mbahet me buke per nja 10-vjet gjithe shqiperia . Oj ! Boll me se iku koha e didioteve histerise rrugeve me dy gishtat larte

          1. j
            je apo ben se nuk kuptohet

            o budalla mos fol kot "tema e krijuar artificialisht" se ikjen e popullates e verteton Eurostat e cila paguhet teresisht vetem nga BE! nuk e ka fajin saliu apo metaj apo basha, qe rinia e regjimit te rames po iken nje ore e me pare. Nderkohe instat ka tre vite qe shtyn censusin per arsye fiktive qe mos ta publikoje te verteten! Ne 2021 u shty prej kovidi, ne 2022 prej tabletave? Pra, ne 2021 ishin tabletat gati para covid, ne 2022 nuk ishin? Edhe rama te vazhdoje me propaganden se cdo lajm negativ eshte vetem genjeshter. PATRIOTI I VERTETE pranon problemet ne shtetin e tij sepse do ta permiresoje. ndersa nacionalistet e shpifur bejne sikur cdo gje shkon vaj ndersa perballen me kriza sepse ta kundershtosh shtetin u duket heresi.

        2. K
          Kosova

          Bravo Kishes katolike.Gjithmone kane treguar nvel te duhur komebtar.

          Lini një Përgjigje