Britania e Madhe: Kriminelët shqiptarë i kushtojnë vendit 57 milionë paund në vit

6 Nëntor 2022, 11:38Sociale TEMA

Britania e Madhe: Kriminelët shqiptarë i kushtojnë vendit 57

“Kriminelët shqiptarë që po mbahen në burgjet britanike po i kushtojnë taksapaguesve 57 milionë paund në vit, sipas shifrave.”

Kështu nis artikulli i “The Sun”, ku thuhet ndër të tjera se janë 1336 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgje në Angli dhe Uells, sipas një raporti zyrtar.

Me kosoton mesatare të mbajtjes së një të burgosuri në 42.670 paund në vit, sipas ministrisë së Drejtësisë, kostoja e mbajtjes së tyre do të shkonte në 57,007,120 £.

Projektligji doli pasi statistikat tregojnë se 12,000 shqiptarë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Drejtori i policisë së imigracionit të vendit, Saimir Boshnjaku tha se shumë u detyruan të punonin për “gangsterët” për të shlyer koston e kontrabandimit në Britani.

Ai tha: “Ata që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maserati dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat”.

7 Komente

  1. K
    Klimax

    Shqetësuese kur statistikat flasin se 1% e komunitetit shqiptar në Britani ndodhet në burgje. Sa të tjerë që akoma gëzojnë lirinë vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal? Dhe këto shifra nuk janë vetëm në Britani, por kudo në vendet europiane ku ka shkelur këmba e shqiptarit. Vendi me përqindjen më të lartë me të burgosur për 100 mijë banorë është Turqia me 356 persona, pra gati 0,4%, por kur shikon shqiptarët në vendet europiane me një përqindje tre herë më të lartë për 100 mijë banorë atëhere me të vërtetë situata është alarmante. Kush është fajtor që shqiptarët kanë kaq ngjitje mbas kriminalitetit? Europa, qeveritë e tyre të majta apo të djathta? Kultura, niveli dhe mentaliteti shqiptar, prapambetja shekullore dhe izolimi i gjatë apo regjimet autoritare dhe të korruptuara në 30 vitet e fundit në Shqipëri?

    1. t
      tata luigji

      ska nevoj te punojne per gangester, nga varkat ne avion dhe ne shqiperi, bac u kry Ose mbyllni haln dhe mos pjerdhni kot Angelia siq ishte greqia e 1992 Kudo shqipetaret ngelen me vule te kuqe se keshtu ju pelqen,

      1. D
        Dakord

        Sillini ketu bashke me 57 milionet

        1. S
          Shqipe

          Se me ke me ngjan….,se me ke me ngjan kjo propagande e shpifur…thua te jete e njejta dore…?!

          1. S
            Shqipe me sy mbyllur

            Po po e njejta dore eshte gjithkund. E njejta dore ka nxjerre edhe qe shqiptaret jane ne top5 popujt me kriminal ne Evrope, qe vriten mes qyteteve per rrjeta trafiku nderkombetare narkotikash, etj. Ne vend te shihni dhe pranoni problemet e shqiperise rrini shihni endrra me sy hapur, per cdo gju ua ka fajin "opozita e rublave" juve. Fajin qe ndodh kjo situate e kane barazisht te dyja partite qe ne 30 vite "demokraci" kane kultivuar mediokritetin, anti-intelektualizmin dhe sjellen tribale, ne vend qe te investojne ne kulture dhe arsim. Se vota e budallait blohet me lehte.

          2. a
            anglezi

            Jane 140 mij shqiptare ne Angli.. Sumica derrmuse te afte per pune. Sikur 100 mij te marrim dhe mesatarisht rreth 5,000 paund taksa ne vit i bie 500 milion paund ne vit qe ju paguajme.. kuptohet nuk perfshihen bizneset qe paguajne shume me shume taksa. Ju vetem qe paguajme per ta por edhe per spitalet, shkollat dhe sherbimet sociale. Perkundrazi, blejme dhe shtepi per tu rritur ekonomine.

            1. t
              taso kume

              Jane gjynahet e Anglise se hereshme,SHqiperine e coptuan ,historine tone ja dhane Gerqise,dhe ne kohen e dulles doli nje bir kurve qe quesh KIM FILBI Angles qe punonte per Ruset dhe u zgjat kalvari i SHqiptareve,dhe zonja e hekur MARGARET THaçer spekulloj me thenjen e alijenve tane politik te para 90 tes " do hame bare dhe nuk kerkojme ndihme nga imperjalistet"dhe duket se eshte trasheguar tek rinia psikollogjine e " BARIT".Por nje gje dihet ne SHqiptaret jemi gjithmon nje hap para per te gjetur rruget ku duam te shkojme nuk na ndalon asgje.

              Lini një Përgjigje