Rrëfimi i aktorit Edmond Halili: Regjimi më vrau vëllanë në kufi, trupin e shëtitën me kamionçinë nëpër Shkodër

7 Nëntor 2022, 12:11Sociale TEMA

Rrëfimi i aktorit Edmond Halili: Regjimi më vrau vëllanë

Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili, ka rrëfyer momentet e vështira familjare që ka kaluar në jetë. Një ndër momentet më të trishta për të ishte vrasja e vëllait të tij në një moshë mjaft të re.   

Halili: Mua me kanë vrarë një vëlla, duke u arratisur jashtë shtetit 25 vjeç, pastaj babai u fut në burg, dhëndri ndau motrën dhe mbaj mend që tek 'Kafja e Madhe' në Shkodër, rastësisht, u futa me dy shokë te pi një birrë... kur gjej vëllanë me shokun tjetër dhe i them: hë? A i tha: Thuaj babit që ka datëlindjen një shok te puna dhe do vonohem. Epo mirë - i thashë.

Shkova në shtëpi nga ora  21:00 dhe prit se po vjen... ky nuk vinte, babi tha 'ku është Luçoja', i thashë që ishte në Kafe të Madhe dhe po pinte kafe me një shok që kishte ditëlindjen.

Qysh atë natë se pashë më. Të nesërmen u hap nami se kanë vrarë dy djem te Mali i Taraboshit në Zogaj poshtë, aty babi me tha se kanë vrarë nja dy djem. Dhe nuk më shkonte mendja kurrë në botë se mund të ishte vëllai im.

Por ishte vëllai im. E kishin njohur dhe kishin thënë që ky është djali i filanit. Erdhi policia e mori plakun e çoi te morgu dhe e njohu. Kur i kanë vrarë vëllanë me shokun... i kanë hedhë tek një makinë e hapur dhe kanë shëtitur gjithë lagjen e Shkodrës me to.

6 Komente

  1. S
    Shmil Pollogasi

    MURTAJA e ZEZË SHQIPTARE, enver Hoxha e enveristë, enveristë që na qelbin botën shqiptare sot e kësaj dite Sa dhimbje që keni kaluar e përjetuar.... Të fala nga Shqipëria Lindore

    1. K
      Komunisti

      Jo Keta i ka Vra Shkodrani Ramiz Alia.nga 85-91 Jane vrare ne kufi me shume se 45-84 ka dosje per kete…Enverit i kendon gjithe Shqiperia,ty ????????

    2. L
      Like

      PPSH, partia e Sali Berishes, perfaqsues e te "djathtes konservatore". Kriminele ne ate kohe, kriminele ne kete kohe.

      1. Z
        Zoti Ju dhente force.,

        Zoti Ju dhente force ..dhimbje dhe vetem dhimbje .me Respekt ta kujtoni te ndjerin Vellain e juaj... Ha sikur Si vellai i juaj dhe shume te tjere te ishin gjalle. Te Jetonin sic po jetojne te gjithe te lire...

        1. M
          Mendo nese do te ndodhte Juve kjo fatekeqesi..

          Komunist mos u fatekeqesite e te tjereve,,se mbase neser te bie ne deren e Families tende te tilla fatekeqesi ,nga Natura..mos perfito nga Toleranca e Njerezve me shpirt Demokratie qe nuk po hakmeren. ! Se kam fjalen Demokratik me Penecilinen Spiunin Sali apo Kriminelin Floririn e Kerrabes . Me me Respekt per te vraret ne kufi apo per ato njerez te Ndergjegjshem qe u denuan per gjera qe nuk duheshim denuar..

          1. K
            Komunisti

            O boll Po hakmerreni perdite vrasje Po beni.nga 91 deri sot keni vrare me shume se Pol Pot.Une nuk hakmerrem se Mondin e shikoja dikur Tek NShn kur bente humor dhe me vjen keq.Po vellain ja vrau Ramizi Jo Enveri

          Lini një Përgjigje