Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj Joy-t, 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka folur për emisionin “Pa Gjurmë”. Ajo tha se besonte se shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë ku qendronte në Tiranë.
Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja keniane, kishte mbërritur në dhomën e saj dhe menjëherë ishin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të.
“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum” -tha dëshmitarja.
Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj dhe kishte qëndruar aty gjithë natën, derisa në mëngjes, vetë dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën.
“Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën.
Trupin e asaj vajzës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita.
Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime.
Por, mamaja e 22-vjeçares nuk beson se shoqet e vajzës së saj kanë gisht në këtë ngjarje dhe tregoi detajet se pse nuk e beson se kjo hipotezë është e vërtetë.
Sipas të ëmës së Joy-t, vajza e saj qendronte në banesë vetëm me një shoqe, Emily-n dhe atë nate, kur Joy është futur në banesë, Emily ka dalë, pasi kanë ndërruar turnet në kazinonë ku punonin dhe sipas saj 22-vjeçarja ka mbyllur derën dhe ka qenë e vetme në banesë.
Mamaja e Joy-t tha se grupi hetimor të zbulojë se kush është personi që ka telefonuar Joy-n, e cila ka shkuar më pas poshtë dhe ka hapur derën. Sipas saj, pikërisht personi që e ka marrë në telefon është autor i kësaj ngjarje të rëndë.
"Nuk e besoj sepse Joy ka qenë në shtëpi vetëm pasi e ka ndërruar turnin me kolegen e saj. Një person i ka telefonuar Yoy-t dhe i ka kërkuar të hapë portën dhe ky person mund ta ketë hedhur nga dritarja”-tha e ëma e kenianes që prej muajsh ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në Spitalin e Traumës.
22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.
Nëna e saj Ruth.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj.
E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm së fundmi nga ana e policisë nëpërmjet një deklarate ku thuhet se denoncimi ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës.
E ëma deklaroi më herët tha se vajza e saj e cila kishte ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë, përndiqej nga një shofer i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.
Vendi eshte kthyer me keq se ne Kenia. Se cfare kerkon kjo goce ne kete vend nuk e kuptoj. Policia nuk e raporton ngjarjen, dicka ka ne kete mes. Policia mbron dhunuesin sepse eshte vendas, sepse ka paguar do pare te policet, apo sepse nuk do te dalin ngjarjet kriminalse se bie kredebiliteti i policise. Gazeta tani aludon se mund ta ken bere shoqet. Jeni ok? Ajo eshte derrmuar dhe nga nje mashkull pa diskutim. Cfare gjeni deshmitar te rreme dhe te pa dukshem qe te mbuloni te verteten.
Sa keq, vajze e re e bukur. Besoj te emen me shume, ndoshta ka pasur dike qe e ka perndjekur vertet. Shpresoj qe te gjendet e verteta dhe te denohet fajtori