Agueros i “shket gjuha” në bisedën private, zbulon klubin e ardhshëm të Lionel Messit

25 Shkurt 2023, 12:30Sport TEMA

Agueros i “shket gjuha” në bisedën private, zbulon klubin

Paris Saint-Germain ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Messin, me kontratën e tij që do të përfundojë në fund të sezonit aktual. Ai më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje te skuadra e MLS, Inter Miami, si dhe me një rikthim të mundshëm te Barcelona, nëse do të largohej nga kryeqyteti francez gjatë verës.

Megjithatë, klubi i tij i parë Newell’s Old Boys, ku luajti në akademi para se të shkonte te Barcelona, tani është zbuluar si një destinacion i mundshëm nga Aguero. Duke folur për UOL, ish-ylli i Manchester City shpjegoi: “Ai po shqyrton seriozisht mundësinë për të luajtur me Newell’s”.

“Rrashqitja e gjuhës” së Agueros detyroi ish-anësorin e Liverpool, Maxi Rodriguez të ndërhynte dhe të shtonte: “Kun është Kun, ai nuk mund të heshtë. Do të shohim. Është e vështirë të flitet për këtë, sepse pastaj bëhet një ortek gjigant me thashetheme. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk duhet të flasim përpara fakteve”.

Messi thuhet se është në linjë për t’u paraqitur te Newell i Rodriguez më vonë, këtë vit, me një ndeshje të planifikuar për të festuar tri periudhat e tij me klubin. Sipas raporteve në Argjentinë, klubi e sheh paraqitjen e Messit në këtë ndeshje simbolike si një provë të improvizuar përpara një lëvizjeje të mundshme për të nënshkruar me të pasi t’i përfundojë marrëveshja me PSG.

Fituesi i Kupës së Botës kaloi 5 vite në akademinë e Newell’s përpara se të bashkohej me grupin e famshëm të të rinjve të Barcelonës, “La Masia”.

2 Komente

  1. B
    Besi

    Idiotesira ,Mesi do te rikthehet ne Barcelone per dy arseye sepse atje ai shikon te ardhmen e djemve te tij ,ku talentin mund ta tregojne vetem tek ky vend dhe se dyti ai gjakun ka argjentinas ndersa jeten e ka ne Spanje.Ndaj prisni dhe shikoni duke mos harruar qe ka tre djem ku dy prej tyre jane ne gjurmet e te Atit.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olsi Rama - Boss dhe Pronar Boteror I testikujve

      Messin do ta marr rezervë tek Partizani. E kam kopsitur me kinezët transfertën. Mqs është I shkurtër do ta vendos portier sulmues.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje