
Vështirësitë e përjetuara nga Chelsea këtë sezon nuk janë vetëm diçka që të gjithë e dinë, por edhe një temë diskutimi në Angli. Graham Potter nuk ka arritur të përmirësojë rrugën e bluve, ende në garë në Champions League (të mposhtur në ndeshjen e parë 1/8 finale kundër Borussia Dortmundit), por të dhjetët në Premier League dhe me vetëm një ndeshje të fituar në vitin 2023, pas më shumë se 300 milionë paundësh të shpenzuar vetëm në merkaton e janarit.
Me pak fjalë, i gjithë presioni është mbi trajnerin Potter dhe punën e tij. Ish-trajneri i Brighton duket se nuk po i përballon dot më presionet, siç tregohet në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Tottenham:
“Bota është e vështirë për të gjithë. Ne po kalojmë një krizë energjie, një krizë të kostos së jetesës. Njerëzit bëjnë grevë çdo javë. Është një kohë e ndërlikuar, kështu që askush nuk dëshiron të dëgjojë nga një trajner fjalën i varfër në Premier League”.
Trajneri i bluve e la veten të kalonte në një shpërthim të sinqertë para gazetarëve të pranishëm, duke folur edhe për ndikimin e situatës në personin e tij: “Megjithatë, ju më pyesni: Sa i vështirë është momenti, nëse është mirë të dëgjoj atë që thuhet. Me aq sa mundem përpiqem të mos ndikohem.
Megjithatë, kam marrë disa emaile jo veçanërisht të këndshme, që më mallkojnë mua dhe familjen time: të vdekshin fëmijët! Është e qartë se ato emaile nuk ishin të këndshëm për t’u pritur, por ky është futbolli. Kështu është. Dhe sfida për mua është: Mirë, tani si të sillem? Kjo është ajo për të cilën mendoj gjithmonë. Sa më lart të shkosh në profesion, aq më i lartë bëhet presioni”.
Chelsea do të vazhdojë t’i ofrojë Potter të gjithë mbështetjen që i nevojitet, duke i lënë atij të vendosë nëse do të përfshijë apo jo policinë. “Është sfidë; nëse shkon në punë dhe dikush të fyen, nuk do të jetë kurrë e këndshme, – vazhdoi trajneri i bluve.
– Dhe nuk është e këndshme të quhesh si më i keqi në historinë e klubit. Mund të thuash: Oh, nuk më intereson. Megjithatë, ju e dini që po gënjeni. Ne të gjithëve na intereson se çfarë mendojnë njerëzit, sepse ne jemi të destinuar të jemi të lidhur shoqërisht”.
Trajneri i Chelsea vazhdoi shpërthimin e tij në konferencën për shtyp: “Do t’ju kërkoja të pyesni familjen time si ka qenë jeta për mua dhe për ta. Nuk ka qenë aspak e këndshme. E kuptoj që tifozët shkojnë në shtëpi të mërzitur, sepse ekipi i tyre nuk fiton, por ju siguroj se në tre ose katër muajt e fundit jeta ime ka qenë goxha mesatare. Përveç kësaj, unë jam vërtet mirënjohës për këtë përvojë”.
Lini një Përgjigje