Alban Bushi: Me Poloninë është një sfidë e hapur

7 Shkurt 2026, 18:05Sport TEMA
Alban Bushi: Me Poloninë është një sfidë e hapur

Alban Bushi ka pasur një karrierë plot emocione si futbollist, ku ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri dhe jashtë saj. Por ish‑sulmuesi do të mbahet mend për atë që dha me Kombëtaren si futbollist, ku shënoi 14 gola në 67 ndeshje. Në një intervistë për FSHF TV ai tregoi për kuqezinjtë e periudhës së tij.

“Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira me Kombëtaren, kundër Gjermanisë, Norvegjisë, Greqisë. Por nuk kemi qenë të disiplinuar nga ana taktike për ta marrë atë lloj rezultati. Ne jepnim çdo gjë nga vetja në fushë dhe kundërshtarët e mëdhenj e kishin të vështirë me ne”, tha Bushi.


Kombëtaren A e ka parë edhe si pjesë e stafit teknik dhe pas dy kualifikimeve në Europian e sheh të mundur pjesëmarrjen edhe në Botërorin e këtij viti.

“Shpresojmë që në ndeshjen me Poloninë të marrim një rezultat pozitiv, që unë mendoj se do e marrim. Kemi luajtur me Poloninë, na kanë mposhtur aty por i kemi mposhtur këtu. Çdo gjë është e hapur, mendoj se me pak besim, me shumë përqendrim dhe mbështetje nga tifozët, mund t’ia dalim”, deklaroi ai.


Alban Bushi ka një mision të rëndësishëm vitin e ardhshëm: të bëjë mirë në finalet e Euro 2027 me Kombëtaren Shpresa, në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

“Për të kaluar grupin, e kemi detyrim sepse luajmë në vendin tonë dhe kemi mbështetjen e tifozëve. Kam shumë besim te lojtarët, te tifozët, te Shqipëria. I respektojmë kundërshtarët, por mendoj se do t’ia arrijmë”, u shpreh trajneri.


Bushi drejton Kombëtaren Shpresa prej gati 10 vitesh dhe prej asaj kohe ka bërë një punë të mirë edhe me furnizimin e Kombëtares A me lojtarë.

5 Komente

  1. C
    Ccc

    Futbollist simpatik Sh puntor I fortë

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2026 world cup

      Siq e kam thēnē qė mundēsit pēr pjesmarrjen tonē nē kētē kup bote ja tē larta, pasi asnjēher s'kemi qēnē kaq afēr.Ajo qē duhet ditur se nēse disa shtete kualifikuese si Danimarka apo Irani bojkotojn botērorin, atēher zēvendēsimi tyre bēhet nga shtete qē kan qēnē njē hap larg kualifikimit.Kēshtuqē blini biletat, sa s'jan shtrenjtuar

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dallkauku

        Loku na jep nje mendje si ta ve bastin

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Po u kalua Polonia Ukraina mundet kollaj. Por nuk eshte kollaj te kalosh Polonine ne fushen e vet!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Strakosha mire ,Gjimshiti mire,Ajeti mire ,Laci mire ,Shehu mire ,Muci mire (po me kombetaren luan si i qire ne bythe)Asllani mire ,Broja te pakten po luan ,Mitaj mire ,Ramadani mire Daku njku dihet Uzuni mire Bajrami jashte forme Hysaj pa minuta Ismaili i demtuar Berisha i demtuar .ne pergjithesi nuku keq Muci mund te beje diferencen nese luan me kombetaren si me klubin po nuk i dihet duhet guxim i madh me e fut .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje