Barcelona fton Muriqin në sfidë me Levandovskin, sulmuesi shqiptar reagon në rrjetet sociale

7 Shkurt 2026, 12:20Sport TEMA
Barcelona fton Muriqin në sfidë me Levandovskin, sulmuesi shqiptar

Barcelona do të luajë sot përballë Majorkës në javën e 23-të të kampionatit spanjoll. Ndeshja ka nisur më herët, jo në fushën e blertë, por në rrjetet sociale. Barcelona ka shpërndarë një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ku në një farë mënyre ka ftuar në sfidë Muriqin dhe Levandovskin.

Klubi katalanas ka shpërndarë një foto të polakut nga seanca stërvitore me përshkrimin: “Levi vs Muriqi”. Nuk ka munguar edhe reagimi i “piratit”, i cili është ndjerë i vlerësuar nga ky duel i shpallur nga një skuadër e nivelit të Barcelonës.

“Ka pak sulmues që mund të konkurojnë me Levin… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre. Por faleminderit gjithsesi”, ka shkruajtur Vedat Muriqi në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”.

5 Komente

  1. G
    Go West

    Urime Muriqi, ju ndjekim ne çdo ndeshje, jemi bere tifaze te Majorkes. Me pelqen pa mase edhe modestia jote. Vazhdo keshtu. Krenohemi me ty.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Pergjigje prej Zoterie... Bravo Muriqi!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifoz kosove

        Gafe e Barcelones! Murriqi nuk humbet asgje! Cfaredo te ndodh! Nderkaq eshte ne te vertete nje vleresim per te! Mendoni we nje ushtar I I zakonshem I Perandorise se Futbollit viget perbl dhe krahasohet me nje general te kesaj perandorie. Papjekuri totaled e Drejtuesve te Barcelones. Sonte nese do kete nje penalties per Majorken, ti jepet ta gjyaj Murriqi jo ne port, por ne wonder te fushes. Majorka duhet te sakrifikoj per te tallur me Barcelonen. Per mua Barcelona vijon ne rrugen e degradimit final.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifoz Majorke

          Murrua nuk kapi top fare, vec bridhte kot si kali ne lëm.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sander

          po ti kete dhene kete pergjigje Muriqi ja ditka mire radhen muhabetit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje