Egnatia rikthehet te fitorja, “fundoset” Flamurtari

6 Shkurt 2026, 21:00Sport TEMA
Egnatia rikthehet te fitorja, “fundoset” Flamurtari

Egnatia u rikthye te fitorja në Superiore, e cila mungonte prej katër ndeshjesh. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në transfertë ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 23-të.

Kampionët në fuqi iu falën një goli të shënuar nga Bakayoko në startin e pjesës së dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura.


Flamurtari provoi me të gjitha mënyrat për të barazuar shifrat, por nuk ia doli dot, pasi miqtë u mbrojtën mirë në prapavijë.

Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e fundit me vetëm 19 pikë dhe rrezikon mbijetesën.

Lini një Përgjigje