Përmbysje e çmendur në fund, Partizani feston 80-vjertorin me fitoren e rëndësishme përballë Bylisit

6 Shkurt 2026, 16:00Sport TEMA
Përmbysje e çmendur në fund, Partizani feston 80-vjertorin me

Ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit ka prodhuar emocione të mëdha dhe ka mbajtur tifozët në ankth deri në minutat e fundit.


Fillimi i takimit ishte i ngjeshur me raste të pastra për të dyja ekipet dhe pretendime për penallti, ndërsa Bylisi kaloi në avantazh në minutën e 29-të me golin e Sandeu.

Megjithatë, Partizani i Kërnajës nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Toma barazoi shifrat në minutën e 81, ndërsa Human shënoi golin e fitores në minutën e 90+1.

Me këtë fitore, Partizani arrin në 30 pikë dhe qëndron 4 pikë pas Dinamos, e cila do të luajë nesër derbin me Tiranën. Bylisi, i drejtuar nga Mirel Josa, mban vendin e tetë në renditje me 22 pikë, të njëjtat pikë sa Tirana, ndërsa Flamurtari është në vendin e fundit me 21 pikë dhe do të përballet me Egnatian në javën e 23-të të Superiores.

 

2 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Shiko tabelen e klasifikimit e mos ia fut kot me kot. Gjeja me e thjeshte qe mund te besh... Flamurtari ka 19, Tirana 20 dhe Bylys 22...

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      madje dhe Bylysi ka 20 sa Tirana.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje