Do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e lojtarit në Angli, Igli Tare do të investojë për sulmuesin e Partizanit të Beogradit

6 Shkurt 2026, 17:44Sport TEMA
Do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e lojtarit

Alex Jimenez-i do të jetë lojtari i Bournemouth-it. Tare ka rënë dakort me klubin anglez, ku lojtari është aktualisht i huazuar, që të transferojnë përfundimisht mbrojtësin. Nga shitja e Jimenez-it Milani do të përfitojë 10 milionë euro, pasi Reali i Madridit ka ende 50% të vlerës së kartonit të futbollistit në fjalë.

Me paratë e përfituara, Igli Tare synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Corriere dello Sport”-it, drejtori sportiv shqiptar ka piketuar Andrej Kostic-in për merkaton e verës.

Vlera në treg e 18-vjeçarit të Partizanit të Beogradit është 3 milionë euro. Në ligën serbe Kostiçi ka zhvilluar 28 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola.

3 Komente

  1. t
    tymi

    O Tare nuk ben per Milanin ai .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Tare punon ne prespektive. Je ne gjendje ti te confermosh qe serbi ne fjale nuk mund tre-kater fishoje vleren e kartonit pas 2-3 vjetesh??!! Tare ka nje llogari shume pozitive si drejtor sportiv ne kete drejtim.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tirana e vjeter

      Ky ne foto me Taren nuk eshte Aleks Jimenez, por Santi Jimenez. I pari eshte spanjoll, kurse i dyti eshte meksikan. Por "'me siguri" duhet te jene çuna xhaje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje