Alen Sherri luan si titullar, Cagliari i “rrëmben” 1 pikë Milanit

9 Nëntor 2024, 20:07Sport TEMA
Alen Sherri luan si titullar, Cagliari i “rrëmben” 1 pikë

Nuk mund të kishte shkuar më keq se kaq.

“Djajtë” e Milan kanë siguruar një tjetër fitore të madhe në elitën e futbollit italian, teksa këtë herë barazuan me rezultatin 3-3, ndaj skuadrës së Cagliari, ku “heroi në tentativë” i sfidës së javës së 12-të të Serie A ishte Rafel Leao.

“Ylli” portugez shënoi dy gola në pjesën e parë për djemtë e Paulo Fonseca, duke përmbysur golin e Zortea, me vendasit që barazuan më pas me Zappa në minutën e 53’-të, të fraksionit të dytë të lojës, megjithatë nuk mbaroi me kaq pasi vetëm 16 minuta më vonë “bomberi” anglez, Tammy Abraham tundi rrjetën e Alen Sherrit, duke afruar “Kuqezinjtë” me fitoren, por më kot.


“Ishullorët” arritën të barazojnë sërish në “Unipol Domus”, anëosri i mbrojtjes Gabriele Zappa, i cili plotëson dopietën personale, si dhe i “rrëmben” një pikë tejet të rëndësishme, një skuadre të madhe si Milan.

Falë këtij rezultati, “Djajtë” e Paulo Fonseca mbeten në vendin e 7-të me 18 pikë, ndërsa Cagliari ngjitet në vendin e 16-të me 10 pikë.

Lini një Përgjigje