Fati i Ardon Jasharit ka marrë një kthesë të papritur. Mesfushori me origjinë shqiptare ishte kthyer në objektivin kryesor të Milanit, por duket se tashmë e ardhmja do të jetë e destinuar në një tjetër rrugë.
Kjo pasi, sipas mediave italiane, operacioni ka ngecur dhe kjo ka komplikuar situatën e 22-vjeçarit. Jashari është bashkuar me skuadrën e Club Brugge në fazën përgatitore, duke qëndruar kështu te belgët.
Gjithsesi, mesfushori nuk do të bashkohet direkt me skuadrën në stërvitje, por do të punojë individualisht për të gjetur formën dhe për të qenë më pas me grupin.
Përveç ndonjë surprize, ai nuk do të jetë i disponueshëm për Superkupën belge, por duhet të jetë përsëri i gatshëm për ndeshjen hapëse të ligës më 27 korrik kundër Genk.
Zviceriani kishte arritur marrëveshjen me klubin italian për një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 2.8 milionë euro neto plus bonuse. Oferta e fundit e paraqitur nga Igli Tare ishte 32.5 milionë euro plus 2.5 milionë të tjera që do të shkonin në arkat e belgëve, në varësi edhe të ecurisë së Jasharit.
Një shifër që do të vendoste rekord për futbollin belg, e cila nuk kënaqi Brugge, që kërkonte një total prej 40 milionë euro për kartonin e yllit të skuadrës.
Po për ça e doni, a e provuat me De Cetelare, një sezon te Milani edhe kokërr goli, Jashari, Rei Manaj e K Asllani janë të aftë të luajnë me Traktorin e Lushnjës ose me Terbunin e Pukës.