Një hap mbrapa për të bërë dy përpara! Armando Broja bën lëvizjen e duhur, largohet nga Premier League

15 Korrik 2025, 17:52Sport TEMA
Një hap mbrapa për të bërë dy përpara! Armando

Ndonjëherë duhet të bësh një hap mbrapa për të shkuar dy hapa më para! Ky mund të jetë rasti edhe i Armando Brojës, që më në fund duket se është bindur për t’u larguar nga Premier League.

Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Chelsea, ndërsa për të janë hedhur në garë dy ekipe gjermane. Leipzig dhe Shtutgart janë interesuar për shërbimet e Armando Brojës, por gjithcka do të varet sigurisht nga përgjigja e shqiptarit, por edhe nga merkato e verës, pasi në këto ekipe priten largime dhe kështu Broja do të jetë një afrim ku planifikohet të ketë vendin e titullarit.

Një kalim i tillë do t’i bënte mirë Brojës për të gjetur golat, besimin në vete dhe më shumë minuta në fushën e blertë. Mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat në ditët në vijim, por të paktën Armando duket më larg Anglisë. 

9 Komente

  1. E
    Edi

    Te shkoje urgjent ne Gjermani. Eshte me mire se ne Angli.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

      Po ky eshte lojtare ordiner, une as tek Cerriku nuk do ta fusja kete, kete e perzune te gjithe ekipet angleze duke filluar nga Evertoni, Chelsea dhe asnje nga klubet ne Premier nuk i ka bere ndonje oferte. Shtuttgarti dhe Leipzig nuk i kane bere ndonje oferte keshtu qe te kerkoje ndonje ekip te kategorise se trete nga Polonia ose Slovenia

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noar

        Muc Xhep debili na dole dhe specialist futbolli.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shundi Osja

          Nga se ishe i zgjuar shumë të "bleu" kanadaja dhe kështu ngelëm vetëm me "Kreshnik Spahiun" si analist grek.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptar!

        Urime Brojës për mundësinë e re në Gjermani! Një kampionat që vlerëson punën, shpirtin luftarak dhe talentin – cilësi që ti i ke por dëmtimet ju penguan. Besoj se te Bundesliga do të gjesh vazhdimësinë dhe besimin që nu pate mundësi ta tregosh te Çelsi. Rruga e suksesit tënd sapo ka nisur! ????????⚽???????? Forca Broja!

        Përgjigjjuni
        1. z
          zeri i arsyes

          Bundesliga do ishte zgjedhje perfekte, dhe per faktin se ekipet e Bundesliges dine te punojne me lojtaret per ti permiresuar. Premier Liga, Serie A, nuk kane kohe te presin per talentin to zhvillohet, at duan rezultat sot. Shpresoj dhe uroj te jete e vertete dhe suksese gjithesesi Kampionit!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Golemi

            O shiptar se kuptoni ,broja as Ka qene as do te jete futbollist Sic e fryejne analistet ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pali

              Brojes i munguan fati, mentaliteti i dobet dhe udheheqja manaxheriale. Qe ka talent, nuk diskutohet. Perndryshe nuk do ja hidhte syte njeri te Chelsea ne se nuk do kishte vlera.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tifozi plak

              Tani është ca vonë. Kjo duhej bërë 4 vjet më parë. Gjithsesi SUKSESE i uroj djaloshit. Të gjithë, le të shpresojmë se do të gjejë atë që kërkon.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje