Prezenca në Champions apo milionat e Katarit, ditë vendimtare për Gjimshitin

15 Korrik 2025, 10:21Sport TEMA
Prezenca në Champions apo milionat e Katarit, ditë vendimtare për

E ardhmja e Berat Gjimshitit është lëkundur pas largimit të trajnerit Gasperini të Atalanta. Në fakt mbrojtësi i Kombëtares tonë ka fituar “terren” në Bergamo, duke siguruar qendrueshmëri në prapavijë.

Kontrata e tij me Atalantën është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ditën e sotme ai është parë në qendrën stërvitore të ekipi bergamask. Nga mediat italiane thuhet se për Beratin ka ardhur një ofertë tunduese nga Katari me një rrogë të majme.


Fjala e fundit do i takoj kapitenit të Kombëtares, nëse do shijoj futbollin në Europë edhe për disa vite apo ka ardhur momenti të mendojë më shumë për aspektin financiar.      

Lini një Përgjigje