Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

13 Korrik 2025, 23:16Sport TEMA
Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube, i jep leksion futbolli

Chelsea fiton Kupës së Botës për Klube,  teksa triumfoi 3-0 ndaj PSG, në finalen e luajtur në MetLife Stadium.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.

Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.

Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.

Në pjesën e dytë, Chelseat i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.

4 Komente

  1. Z
    Z

    Edhe ne nje ndeshje stervitore PSG do te luante shume me mire, e dhjene fare dukeshin si amatore me profesione guzhinjer, hidraulik, kasap, qoftexhi etj.

    Përgjigjjuni
    1. s
      spata

      Tollombacen PSG qe e fryu UEFA e cfryu FIFA.Celsi vertetoj se u luajt bllofi ne Kampjonatin Europjan te dilte PSG.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi

        Kaq e kish fryrjen PSG ….me tej do vine dhe shpulla te tjera , vec me beri shume pershtypje nje gje …ishin shume shume cinik dhe te nervozuar …te jepnin pershtypjen se u tβakonte cmimi madhor …kurse Celsi kishte tjeter mendim …ky eshte perfundimi kur bindesh para kohe se je i pathyeshem ….

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifo

          Mund te ndodh ska asnje ekip te pathyeshem. Mbulimi nje per nje ishte suksesi. Kush ishin lojtaret vendimtare te Psg ne keto ndeshje u markuan dhe sdolen asnje moment ne lojen e tyre Vitinja mbrojtesi I majte dmth mesfusha u vu direkt ne presion. Eshte pune episodesh minutat e para Parisi humbi disa raste flagrante pastaj pesuan shpejt e shpejt dy gola dhe u bene ata si ekipet qe kishin mundur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje