Daku rinovoi dhe bëhet më i shtrenjti i Kombëtares? Fjalët e drejtorit të përgjithshëm: Natyrisht se…

13 Korrik 2025, 15:01Sport TEMA
Daku rinovoi dhe bëhet më i shtrenjti i Kombëtares? Fjalët e

Mirlind Daku rinovoi me Rubin Kazan siç edhe pritej. Sulmuesi i Kombëtares ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Paga e Dakut është përfolur të ishte 3 milionë euro në sezon. Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Rubin Kazan ka folur për prapaskenat e rinovimit.

Aibatov tregonte më parë: “Kur ka mbetur një vit apo më pak, rinovimi kthehet në çështje të rëndësishme. Ishte e rëndësishme për ne që ta zgjasnim kontratën.

Nuk kishte vështirësi të tjera. Çdo gjë përfundoi mirë. Rroga e Dakut? Thashethemet nuk janë gjë e mirë. Natyrisht, rroga e tij është më pak se 3 milionë euro”.

Kështu mbeten për t’u konfirmuar shifrat. Elseid Hysaj është treguar se përfiton 2.8 milionë euro në sezon te Lacio.

Lini një Përgjigje