Çfarë ndodhi me Luis Enriquen, pse e goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea?

14 Korrik 2025, 17:46Sport TEMA
Çfarë ndodhi me Luis Enriquen, pse e goditi me shuplakë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka thyer heshtjen pas një incidenti të bujshëm pas finales së Botërorit të Klubeve, ku Chelsea mposhti PSG-në me rezultatin 3-0. Pas përfundimit të ndeshjes, një përleshje masive shpërtheu mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku u përfshinë emra si Cole Palmer, Joao Pedro, Gianluigi Donnarumma dhe Fabian Ruiz.

Gjithçka kulmoi me një përplasje të drejtpërdrejtë mes trajnerit Enrique dhe sulmuesit brazilian Joao Pedro, të cilin spanjolli dyshohet se e ka goditur me shuplakë, ndërsa portieri Gianluigi Donnarumma e shtyu, duke e rrëzuar në tokë.

Incidenti nisi pasi Pedro u afrua për të mbrojtur shokun e skuadrës Andrey Santos, i cili ishte përfshirë në një përplasje me lojtarët e PSG-së. Trajnerët e të dyja skuadrave ndërhynë në tentativë për të ndalur konfliktin, por situata doli jashtë kontrollit.

Luis Enrique, në deklaratën e tij pas ndeshjes, tha: “Në fund të ndeshjes ndodhi një situatë që mendoj se mund të shmangej nga të gjithë. Qëllimi im ishte të ndaja lojtarët dhe të shmangia përshkallëzimin. Kishte shumë tension, shumë presion, dhe përplasjet ishin të panevojshme. Unë gjithmonë përpiqem të parandaloj situata që mund të dalin jashtë kontrollit.”

Megjithatë, FIFA pritet të hapë një hetim disiplinor ndaj Enrique, edhe pse nuk ka ndeshje nën juridiksionin e saj për PSG-në deri në dhjetor, kur kampionët e Champions League do të përfaqësojnë Europën në Kupën Ndërkontinentale. Kjo do të thotë se ndëshkimi më i mundshëm për Enrique është një pezullim me kohë – një periudhë gjatë së cilës atij do t’i ndalohet çdo aktivitet stërvitor apo drejtim skuadre.

Ish-gjyqtari spanjoll Eduardo Gonzalez komentoi: “FIFA nuk ka nevojë të japë kartonë në këtë rast – ata mund ta dënojnë me pezullim në kohë. Nëse i japin një pezullim njëmujor, Enrique nuk do të mund të drejtojë ekipin apo të marrë pjesë në stërvitje gjatë asaj periudhe.”

Ai shtoi se prekje të tilla ndaj kundërshtarëve janë të dënueshme: “Nuk mund të prekësh fytyrën e një kundërshtari, aq më tepër pas ndeshjes. Nuk ka rëndësi emri, por veprimi. Dhe veprimi është i dënueshëm.”

Ky precedent i ndëshkimit me kohë është përdorur më parë nga FIFA, si në rastin e Luis Suarez, i cili në vitin 2014 u pezullua nga çdo aktivitet futbollistik për katër muaj pasi kafshoi Giorgio Chiellinin gjatë Kupës së Botës.

Nga ana tjetër, Joao Pedro ka dhënë versionin e tij: “Unë shkova të mbroja Andreyn sepse pashë që lojtarët e tyre e rrethonin. Si çdo brazilian, doja të mbroja shokun tim. U përfshiva në rrëmujë dhe përfundova duke u shtyrë. Kjo është pjesë e futbollit. Ata humbën kontrollin, por ne fituam turneun dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”

FIFA ende nuk ka konfirmuar nëse ka nisur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj Luis Enrique apo ndonjë personi tjetër të përfshirë në incident.

2 Komente

  1. T
    Tifozi

    Situata nuk kish presion dhe tension te madh , dhe nuk kishte asnje arsye perse te kishte tension , pasi rezultati ishte teper i paster….ketu nuk tregohet i drejte dhe i sinqerte trainieri i PSG ,….thjesht ishte prepotenca e semure , ndjenja e te qenurit i pari ne Champions dhe automatikisht duhet te hishim dhe ketu ne USA me cdo kusht , ideja qe ata duhet te ishin te paret qe duhet te fitonin nje event kaq te madh i beri te silleshin sikur ishin te zotet e eventit …kjo nuk i la te qete lojtaret dhe trainierin te mendonin dhe te vepronin me mendje te kthjellet …..te silleshin reciprokisht drejt ….dhe me e keqia eshte se asnje nuk kerkon te falur dhe te bejne nje autokritike ….dhe kjo do ti bej ata te uryer ne Planet , do ti bej ata carcafin e kuq perballe nje bualli te egersuar , do ti bej ata me komplekse qe cdo kush te ndeshet me ta do japi jo 100% por 150 % per ti mposhtur ….kjo e para , dhe e dyta FIFA duhet te mare masa shume te repta si per trainierin e PSG ashtu dhe per lojtaret e saj ….asnje nuk eshte mbi ligjin ….nuk ka asnje justifikim qe trainieri i PSG te sillej si kaubojs ne fushe …pasi nuk respektoj mundin dhe djersen e lojtareve te Celsit ….nejse

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Donaruma , qe te gjith e ben njeri te prekshem kur nderhyri dhe i theu kavilen Musiales , Donaruma eshte mistrec dhe kaluar mistrecit , njeri qe dhe ne Itali e France eshte kudo brenda ne shere ….eshte i njeti si Sergio Ramos … me grindavece si ben me nena , ju kujtohet se si i nxori shpatullen egjyptianit te Liverpulit Ramosi dhe e nxori nok aut ne finalen e madhe te Championsit ??? Ne ato momente u be engjell dhe i erdhi keq …vec jam i sigurt qe nuk e besoj asnje ne Ruzull pasi e njifnin se kush ishte grindaveci Ramos …e dicka e tille dhe Donaruma …grindavec , tipik sherxhi italian

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje