Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë! Kryeministri: Mezi presim të kthehesh në fushë

9 Mars 2023, 18:44Sport TEMA

Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë!


Futbollisti Armando Broja i ka dhuruar një bluzë të veçantë kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë foton e bluzës që Broja i ka dhuruar ndërsa ka edhe një dedikim për kreun e qeverisë.


‘Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët’, shkruhet në bluzën që mban mbiemrin e Brojës dhe numrin e sulmuesit të Chelsea.

Në postimin në Facebook, Rama thotë se mezi presin që Broja të kthehet në fushë, pasi ky i fundit mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.

"Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë", shkruan Rama. 

 

1 Komente

  1. E
    Emër

    Edhe ky si Luizi, e drodhën, e tradhëtuan SRB dhe u bënë me Ramën.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje