
Kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për të riun shqiptar Eklent Kaçi, i cili u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”.
“Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball””, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Rama theksoi se “në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7 dhe u bë kampion bote për të dytën herë”,
Eklent Kaçi u shpall kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit. Kaçi mposhti emra mjaft të mëdhenj në rrugëtimin e tij për të dalë kampion bote. Në çerekfinale Kaçi triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.
Po ndonje ceremoni a trajtim per kete kampion keni parashikuar?! E pash finalen me shume emocion. Ishte i jashtezakonshem pasi e ktheu ndeshjen nga 1:5 ne disfavor, ne 7:5 e ne fund 10:7. I qete, i sigurte, i perulur. Urime e respekt per kete xhevahir!
Sa gjynah qe ne cdo gje e mesojme mbas ndodhise. Mbase jemi i vetmi vend ne bote qe nuk kemi me ze komentatori ne shqip arritjen me te madhe qe ka bere nje atlete shqiptare, Luiza Gega. Nejse, mos te qahemi, kemi pronjoftime se kush eshte i ftuar ne emisione historike te ores 21
Bravo te shpallesh kampion bote ne bilardo nuk eshte e lehte , se ka shtete qe e kane tradite kete sport kurse tek ne vetem nga 91 u hap per kedo. Urime dhe suksese , dhe shteti te beje pak me shume per sportistet se i kane lene si mos me keq.