
Marash Kumbulla po kalon një sezon të vështirë, teksa trajneri i Romës, Jose Mourinho, nuk po i jep minuta për të luajtur.
Duke parë këtë situatë, mbrojtësi i Kombëtares me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.
E ardhmja e shqiptarit mund të jetë te Interi. Klubi zikaltër po planifikon një revolucion në mbrojtje, pasi Skriniar do të largohet, ndërsa D’Ambrosio dhe De Vrij janë në përfundim kontrate.
Drejtuesit e Interit po studiojnë disa alternativa për mbrojtjen dhe një nga emrat në listë është edhe Kumbulla.
Te skuadra nga Milano, mbrojtësi do të gjente një tjetër shqiptar, si Kristjan Asllani, i cili gjithashtu nuk po gjen shumë hapësira.
perralla me mbret