
Javën e kaluar duket se është organizuar një takim mes Roberto Calenda, menaxher i Victor Osimhen, dhe Luis Campos, drejtor teknik i Paris Saint-Germain.
Një samit (i mbajtur sekret nga Napoli) për të vlerësuar të ardhmen e futbollistit, për të cilin flitet mbi të gjitha nga këndvështrimi i Premier League. Vlera është rreth 150 milionë euro dhe PSG është në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Marrëdhëniet e mira mes Campos dhe Calenda-s rrjedhin nga ndërmjetësimi i këtij të fundit (në krahun e Lille) në marrëveshjen Osimhen-Napoli, ku përfshirja e tre lojtarëve të rinj si Liguori, Palmieri dhe Manzi ishte si kompensim i pjesshëm.
Një transaksion që përfundoi në shënjestrën e Prokurorisë që, në javët e fundit ka kërkuar një zgjatjen të hetimeve, me Napoli-n që rrezikon të dalë me pasoja.
Një paradoks, sepse tre lojtarë e përfshirë në operacion u kërkuan nga Lille, duke qenë se në fillim të korrikut 2020 ishte refuzuar nga DCGN (Direction Nationale de Contôle de Gestion), organi i brendshëm i Ligës Franceze që kontrollon pasqyrat financiare të kompanitë.
Kështu të tre (plus Karnezis) ishin vlerësuar me 20 milionë euro, ndërsa Osimhen përfundoi në bilanc për 70+10 bonuse. Në korrik, përveç Osimhenit, Gabriel iu shit edhe Arsenal-it për 30 milionë.
e lexova ,por nuk mora vesh_ kush eshte Ylli i seris A , o gazetar?