
Tenisti Novak Djokovic njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga pjesëmarrja në turneun Indian Wells, thanë organizatorët, duke sinjalizuar kështu se mund të jetë refuzuar aplikimi i tenistit më të mirë të botës për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa qenë i vaksinuar ndaj COVID-19. Shtetet e Bashkuara aktualisht ndalojnë hyrjen në vend të shtetasve të huaj të pavaksinuar.
Lojtari serb, që ka qenë ndër atletët më të rëndësishëm që refuzon të vaksinohet kundër Covid-it, kishte aplikuar për vizë muajin e kaluar, duke kërkuar që t’i jepej një leje e posaçme për të marrë pjesë në turnetë në Indian Wells dhe në Majami.
“Numri 1 i botës, Novak Djokovic, është tërhequr nga turneu BNP Paribas Open 2023. Me tërheqjen e tij, vendin në turne e zë Nikoloz Basilashvili”, njoftuan organizatorët nëpërmjet një deklarate.
Shtetet e Bashkuara aktualisht ndalojnë hyrjen në vend të të huajve të pavaksinuar, një politikë kjo që pritet të hiqet, kur të përfundojë gjendja e emergjencës për COVID-19 më 11 maj.
Zoti Djokovic nuk ka marrë pjesë që nga viti 2019 në lojërat në Indian Wells dhe Majami, që njihen si dy turnetë më të mëdhenj në kalendarin e lojërave ATP Masters.
Nuk pati komente të menjëhershme nga përfaqësues të ekipit të tij.
Të premten e kaluar, Senatorët e Floridas, Rick Scott dhe Marco Rubio, i dërguan një letër Presidentin Joe Biden, ku kërkonin që tenistit t’i jepej një leje e posaçme.
Ndër njerëzit që shpresonin se mbajtësi i titullit kampion të 22 turneve të tenisit do të lejohej të hynte në Shtetet e Bashkuara, ishte edhe drejtori i turneut Indian Wells, Tommy Haas.
Nëse do të kishte marrë pjesë, ai do të ishte favoriti kryesor për të fituar titullin e tij të gjashtë të turneut Indian Wells, që fillon të mërkurën në shkretëtirën e Kalifornisë Jugore.
Zoti Djokovic nuk mori dot pjesë në turneun e Australisë vitin e kaluar për shkak të mos-vaksinimit, po ashtu ai nuk u lejua vitin e kaluar të hynte në Shtetet e Bashkuara për pjesëmarrjen në turneun U.S. Open. Ai ka thënë se preferon më mirë të humbasë pjesëmarrjen në turnetë e njohura, se sa të vaksinohet ndaj COVID-it.
Në janar ai vendosi një rekord të ri, pas fitores në turneun e Australisë, duke mbajtur titullin fitues 22 herë, për turnetë më të njohur të tenisit në botë.
NOVAK GJAKOVIC NUK ESHTE ME MERITA NE ATE SHKALLE TE TENISIT POR ME HILE. TRAINERI I GJAKOVICIT ESHTE NACIONALIST I SEMUR SERB DHE MJESHTER I KORRUPTIMIT. AI KA KOMPROMETUAR ME MILIONA EURO DISA RIVALE TE RREZIKSHEM TE GJAKOVICIT, KESHTU AI FITONTE TITUJ FAME DHE SHUMA KOLOSALE PARASH. TRAINERET E MOTRAVE WLIAMS E TEPERUAN DUKE PAGUAR LOJTTAR E TRAINERE, POR NJE DIT ATO HASEN ME PERSON TE PA KOMPROMETUSHEM, ME ADOLESHENTEN MUGURUZA TE SPANJES DHE U INJORUAN BOTERISHT TE DYJA MOTRAT. AJO I SHPARTALLOI. KOMPROMISI KORRUPTIV NE SPORTE ESHTE I VJETER. PER KETE I MADHI XHEK LONDON KA SHKRUAR ROMANIN BISHA E TERBUAR ME FAKTE NGA EKSPERIENCA E TIJ SI BOKSJER PROFESIONIST.
Hahaha.Ne SHBA po hyne nga 200 mije emigrante ne muaj nga Mexika dhe nuk I pyet njeri per vaksine.Çfare legenash u bene amerikanet me kete qeveri.
Amerikanet jane pjerdhur komplet, refuzojne t'i japi vize tenismenit Nr.1 ne Bote dhe nga kufiri me Meksiken pranojne cdo dite nga 5 mije te paidentifikuar mes tyre, vrases, anetare te grupeve kriminale te droges etj etj te palare se per vaksine as qe behet fjale dhe i cajne trapin Djokovic-it.
është zgjedhje e tij!të paktën këtë herë nuk gënjeu si në australi!!në fakt atje u gënjye në nivel shtetror!dhe debili vuç e mbështeti në gënjeshtrën e tij të trashë!! në këtë rast,mund ta quash,budalla a të mënçur!?nuk ka rëndësi,rëndësi ka që është i ndershëm dhe pranon pasojat,dhe leverdinë e mosvaksinimit!!
Nji shqiptare i serbizuar me nji mentalitet Fodulli Pordhaci serb , qe ka arritur aty ku eshte ,pasi Sporti i Tenisit eshte ne Krize ,ne Nivelet me te Ulta qe ka njohur ndonjiher ky Sport ! Filloj perseri denglat . Kush pjerdhe sot per Tenisin i cili pasi eshte c'vleresuar ne nivelet me kot si sport ,e interesi eshte pothuaj ulur ne 17% ne krahasim me 47% qe ka pasur dikur ne epoken e Agasi-t Steffi Graf , Becker ,Federer etj . Pra , eshte shndruar i nji NIveli te Kategorise dyte ne krahasim me ate Nivel qe ishte dikur si sport .