
Radja Nainggolan dhe Belgjika, historia e një dashurie të shkuar keq. Shumë keq. Në një intervistë të publikuar pak ditë më parë në “Gazzetta di Anversa”, mesfushori në fjalë, tani te SPAL në Serie B, rindërtoi lamtumirën e tij nga klubi belg. Fillimisht u pezullua nga skuadra për pirjen e një cigareje elektronike në stol (u pendua dhe kërkoi falje), më pas u përjashtua fare.
Sidoqoftë, Nainggolan tregon anekdota të tjera në këtë intervistë: “Ata më trajtuan si një parazit, si një copë mu*i… Kur më dërguan të stërvitem me ekipin B, lojtarët u përpoqën ta bindnin Overmars që të më mbante me ekipin A. Ishte një gjë e mirë për mua, por askush nuk guxoi të dilte kundër Gheysens (presidenti i Antwerp-it).
Unë vazhdova të bëja më të mirën në ekipin B, u përpoqa t’i mbështesja ata djem të rinj dhe nuk bëra asnjë gabim atje. Megjithatë, mënyrën e trajtimit atje në javët e fundit nuk e kam parë kurrë. Nuk mund të hyja më nga porta kryesore e klubit, hyja vetëm në momentet kur nuk kishte ekip të parë aty.
Shkoja çdo ditë në një dhomë tjetër të zhveshjes, më trajtuan si një parazit. Në një moment më vodhën edhe orën, sepse lojtarët e rinj hynin dhe dilnin vazhdimisht në atë dhomë zhveshjeje”.
Nainggolan tregon gjithashtu se la një milion euro në tavolinë, të cilat më pas i mori me vonesë, se nuk ishte në gjendje të nënshkruante për skuadrat e tjera belge, përndryshe do t’i duhej të paguante një penalitet. Sipas tij, nga ky fakt nuk firmosi dot me Verona dhe Sampdoria, derisa i mbërriti telefonata e De Rossit për t’u bashkuar me SPAL.
E vetmja keqardhje e vërtetë, gjëja që ai thotë se nuk do t’ia falë kurrë Antwerp dhe presidentit të klubit belg, është se e ndaunë nga vajzat e tij. Në të vërtetë, Nainggolan ka dy vajza të lindura në Cagliari dhe Romë, që jetojnë në Itali me nënën e tyre, Claudia, dhe dy adoleshente të tjera që jetojnë në Belgjikë:
“Vajzat e mia ishin një nga arsyet kryesore pse u ktheva në Belgjikë. Më herët i kisha parë vetëm gjatë pushimeve, që kur u ktheva në Antwerp ato kanë jetuar përsëri me mua, me kohë të plotë. Të gjithë e dinin shumë mirë se sa e rëndësishme ishte kjo për mua, kështu që doja të qëndroja në Belgjikë, për vajzat e mia.
Por për ta bërë këtë do të duhet të lija më shumë para. Ky nuk ishte problem. Këtu te SPAL luaj për “kikirikë”, por me seriozitet. Gheysens më detyroi të largohem nga Belgjika. pasi kisha humbur tashmë një milion euro. Ai thjesht donte që të largohesha. Është një njeri i madh i biznesit, por ja ku përfundoi. Antwerp më hoqi kënaqësinë e futbollit, por Spal ma ktheu atë. Kurrë nuk do ta fal atë, sepse më ndau nga vajzat e mia”.
Lini një Përgjigje