Triumfi në derbi, Gaz Demi: Fitore siç na takon, trajneri ka besimin tim

6 Mars 2023, 23:01Sport TEMA

Triumfi në derbi, Gaz Demi: Fitore siç na takon, trajneri ka besimin


Presidenti i Partizanit Gaz Demi, ka folur per mediat pas fitores se sotme ne derbi kunder Tiranes me rezultatin 2-0.

Demi u shpreh se Partizani kishte mundesi te fitonte me rezultat te thelle, ndersa hodhi kritika per nderprerjen e shpeshta ndeshjes.

Numri nje i te kuqve shtoi se Kolela ka besimin e tij dhe stafit.

Fitore siç e meriton Partizani!

Demi: Çfarë e bukur ishte, 2-0, humbëm penallti, për 3-0. Ata na kanë mundur 5-1 ne. Faji i tifozëve nga të dyja palët për ndërprerjet. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë janë sportdashësit tanë.

Nuk i kritikojmë dot, prandaj doja ta bëja derbin te stadiumi i “Partizanit”, sepse atje janë me sjellje shumë shumë të mirë. Ata e meritojnë edhe këtë sjellje, fitorja i ka këto gjëra.

Janë edhe 12 javë, para 8 javësh më duket ishim 4 pikë para, dolëm 6 pikë mbrapa, tani jemi barazim. Po të mbyllet kampionati sot, po të ndodhi diçka si në Ukrainë, jemi kampionë.

Kolela ka besimin tim, ka besimin e Olsi Ramës, edhe kështu do të rregullohen këtë gjëra.

2 Komente

  1. J
    Juli

    Kisha kohe,shume kohe pa pare ne tv,kampionat shqiptar dhe pashe Tirana -Partizani.Ndeshja ishte super amatoreske.Lojtaret nuk dinin te ndertonin nje sulm,kot fare,benin 2-3 pasime dhe humbisnin topin.Taktika,nuk njihej fare,vendosja ne fushe po ashtu.Nuk di se si mund te komentosh kete ndeshje,qe ishte ne nivel amator.Lere pastaj tifozerite idiote.Nuk e di se deri ne çfare grade do jete çmendur traineri kombetares duke pare kete far ndeshje.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Urime Partizanit per fitoren...Urime Drejtueseve

      Gjithmon duhet durim i nderuar Presidente . Nji Trainer nuk eshte nji Magjistare si kerkojne (eshte bere Mode ) sot shume Drejtues te Klubeve te Fiutbollit ,por gjithcka do kohen e vet ,ku te mbushen boshlliqet e ekipit ,te riparohen dobesite ,te njgizet Koncepti i Lojes ke 11-cja ,ku gjithcka te funksionoje ne sinkron ne skuader dhe lojtaret te njohin permendesh ,levizjet pasimet e shkove ,pra ne futboll mendoj ,konsolidimi i nji ekipi Kompakt ,kerkon kohen e vet ,i cili kalon neper disa faza e procese ,qe nga njohja e secilit Lojtare ,ne te gjitha aftesite e dobesite e tij ,por edhe punen me secilin per ta prure ne ate forme ,ne ate lojtare qe deshiron nji Trainer . Jame pro Trainerit te Partizanit dhe i bindur ne sinqeritetin e tij se do arrije te bej nji Partizan Famoze

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje