E konfirmon klubi, Sylvinho fton Taulant Seferin te Kombëtarja shqiptare

8 Mars 2023, 18:57Sport TEMA

E konfirmon klubi, Sylvinho fton Taulant Seferin te Kombëtarja shqiptare

Sulmuesi Taulant Seferi, do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për ndeshjen kualifikuese ndaj Polonisë.

Në pritje të zyrtarizimit të listës nga Sylvinho, është zbuluar lojtari i parë që do të jetë në listë për ndeshjen e 27 marsit.

Klubi i Vorskla, ka njoftuar këtë të mërkurë se Seferi do të jetë i grumbulluar nga Shqipëria.

Ndaj Polonisë, do të jetë edhe debutimi i Sylvinho në stolin e Shqipërisë, ku zëvendësoi Rejën.  

Lini një Përgjigje