Arrigo Sacchi, “i pamëshirshëm”: Ishte monolog i Interit, Milani hodhi poshtë disa vite punë

6 Shkurt 2023, 12:15Sport TEMA

Arrigo Sacchi, “i pamëshirshëm”: Ishte monolog i Interit,

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur me tone të ashpra për derbin e humbur mbrëmë nga Milani.

“Milani nuk është më ekip, veçanërisht ai i pjesën e parë. Interi nuk ka luajtur kundër një rivali të vërtetë, por ndaj një kundërshtari që vlen për t’u stërvitur. 

Kalimi në një mbrojtje me pesë lojtarë krijoi konfuzion dhe fshiu vitet e fundit të punës. Për më tepër, nuk kishte asnjë ide për lojën.

Sa gjuajtje në portë bëri Milani në të parën? Zero. Ishte një monolog i Interit, i cili nuk u përpoq shumë dhe e mbylli pjesën e parë duke dominuar në fushë.

Lojtarët e Simone Inzaghit janë pothuajse të gjithë të nivelit të lartë dhe të gjithë kanë përvojë të madhe. 

Nuk mund të fitosh kundër Interit nëse nuk luan si ekip, diçka që Milani nuk e ka bërë kurrë”, tha ai.

Lini një Përgjigje