Tottenham i bëri një dhuratë të bukur Antonio Contes me fitoren e ngushtë, por tepër të çmuar ndaj Manchester City të Guardiolës.
Harry Kane vendosi ndeshjen në minutën e 15-të, një gol që e lejoi sulmuesin e “Spurs” të bëhej shënuesi më i mirë në historinë e Tottenham dhe më i riu në historinë e Premier League që arrinte 200 gola (i treti, pas Rooney dhe Shearer).
Në dhomën e zhveshjes, Kane dhe shokët e tij festuan me shumë shampanjë. Ndërkohë ka mbërritur edhe telefonata “live” nga Conte, i munguar në stol për shkak të operacionit në fshikëzën e tëmthit.
Trajneri italian përgëzoi kapitenin e Tottenham për arritjen e rëndësishme. Kane, me shaka, por jo shumë, i kërkoi trajnerit nga Lecce dy ditë pushim:
“Faleminderit trajner, do të shihemi të mërkurën?”.
“Vetëm një ditë pushim (e hëna)”, – përgjigjet Conte.
Por në sfond oshëtinte një frazë: “Mos u kthe, mos u kthe më!”
Lini një Përgjigje