Premier League është kampionati më i fortë në botë dhe këtë gjë e tregojnë në shumë raste dhe rezultatet surprizë. Një e tillë ka ndodhur edhe sot, teksa Evertoni, ekipi i parafundit në renditje, ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Arsenalit kryesues.
Skuadra e Artetës nuk ishte në ditën e saj më të mirë, duke krijuar shumë pak në 45 minutat e para, ndërkohë që as në të dytën nuk kishte qartësinë e duhur.
Në minutën e 60-të, James Tarkowski shfrytëzoi më së miri një goditje nga këndi për të shënuar për skuadrën vendase. Arsenali provoi deri në fund që të shënonte, por nuk arriti. Kjo ishte fitorja e katërt sezonale për Evertonin, që tashmë del përkohësisht nga zona e ftohtë, ndërkohë që Arsenali pëson humbjen e dytë, por mbetet në krye.
Lini një Përgjigje