“Asllani po firmoste te Italia, Mitaj te Greqia. Unë i solla te Shqipëria”, Reja sulmon Silvinjon: Kush tha që ka sjellë të rinj?!

16 Tetor 2025, 13:06Sport TEMA
“Asllani po firmoste te Italia, Mitaj te Greqia. Unë i solla te

Ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja, foli në Klan News, për ekipin aktual të Shqipërisë.

Ai zbuloi disa prapaskena interesante, për disa lojtarë që tashmë janë pjesë kyçe e ekipit.

Reja theksoi se Kristjan Asllani po firmoste me Italinë, por e bindi të vishej kuqezi. Po ashtu edhe për Mario Mitajn, u shpreh se kishte zgjedhur Greqinë, por e mori te Shqipëria.

“Broja me mua ka luajtur. Kisha lojtarë të tjerë, që mund t’iu jepja mundësinë. Rëndësi ka qe lojtarët të luajnë me zemër dhe të luajnë për fanellën e Shqipërisë.

Strakoshën e bëra që të luajë dhe ishte e ardhmja. Me mua njëherë luante Berisha, njëherë Strakosha. Mosha ikën. Duhen parë edhe të rinjtë.

Janë të gjithë lojtarët shumë të mirë. Jemi të lidhur me një raport të mirë. Asllanin po ashtu e mora unë. Ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të kthehej në Shqipëri. Punova një vit që të vinte. Mitaj po ashtu. Donte të shkonte të luante për Greqinë. Unë fola me babain e tij. Ai donte ta çonte te Shqipëria. Një meritë i shkon edhe grupit tim, që i bindëm. Tani janë të gjithë të pjekur dhe po luajnë mirë në skuadrën e tyre”, tha ai.

Reja u habit nga pyetja se Silvinjo ka sjellë futbollistë të rinj, duke thënë se në kohën e tij, Hoxha dhe Shehu ishin akoma të rinj për tu ftuar.

“Nuk ka lojtarë të rinj në këtë Kombëtare. Ishin të gjithë me mua. Janë të gjithë që kanë luajtur me mua. Kush janë ata që kanë thënë se Silvinjo ka marrë lojtarë të rinj?! Asani ishte zbulim i ri, Shehu dhe Hoxha që luan te Dinamo. Këta ishin lojtarë të rinj atëherë kur isha unë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme. Ka zbuluar lojtarë të rinj. Unë kam respekt për Silvinjon dhe nuk dua të mos duket. 

Pas periudhës sime, ai ka bërë rritje maksimale për skuadrën. Por të thuhet që ajo skuadër që fitoi në Serbi… Ajo është një skuadër me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka merita të jashtëzakonshme, por janë lojtarë të mi. Nuk është aspak e vërtetë që të thuhet se janë lojtarë të rinj”, u shpreh Reja.

6 Komente

  1. d
    debian

    Ik o Reja se e pame brumin tend, asllanin e leje ne stol ene e fusje nga minuta e 85

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      E verteta eshte se afroi prurje te reja, por u largua si deshtak. Fitore te rendesishme mori vetem me Hungarine me nga nje gol te shenuar nga Broja ne fund.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fevzo trajneri I kombetares

        Lojtaret e rinj te kombetarja I ka sjelle blending fevziu dhe tualet palla. Edhe golin e manajt fevzo ja beri skemen para ndeshjes

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Reja ishte trajner i mire. Silvinjo e gjeti te shtruar cdo gje. Ishte Reja ai qe i nxori lojtaret e rinj. Ka marre mbi 50 futbolliste te rinj por u skarcuan rruges. Ato qe mbeten jane te mire. Mendoj se Reja ishte trajneri me i mire qe kemi pasur deri tani! Mos harroni qe e ngjiti Napolin nga Seria B ne A! Eshte pa dyshim me i mire se Silvinjo frikacaku!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Eh kur Plaket njeriu behet Pak budalla.Asnjehere Italia nuk i ka bere kerkese Asllanit,Pordhe Me Rigon.Asllani as nuk njihej fare ne Itali,pastaj ka luajtur me te gjuthe moshat e Shqiperise,kur e therriten?As vete Asllani nuk e di qe ta kene kerkuar.Po keshtu dhe per Mitajn.Kane folur me te jatin e tij ,Sikur po ta therrisnin a do pranonin,dhe pergjigja Djalit ,me sa ka thene vete Ai,ka qene Jo,dua Shqiperine.Reja thote te gjithe Lojtaret i kam gjetur une dhe jo Sylvinio:Inatci plak,keto lojtare kane dhe ne kohen e Panucit,por asnjehere ai nuk thote qe jane lojtaret e mij.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi plak

              Ky eshte nje nga traineret me te mire te Italise o kara pellazge qe s’keni bere asgje ne jete por me rrini me duar be bythe duke kritikuar ata qe bejne ndonje pune .talianet qe ka marre duka ne federate janexata qe kane krijuar sistemin qe mindeson silvinjon te xgjedhe lojtaret .Duka eshte ndoshta shqiptari me i sukseshem ,kimbetarja qe federata mbledh eshte i vetmi burim ktenarie ne nje shqiperi cope cope ku s’behet asgje vetem robt i prejne gurmazin njeri tjetrit .shume nga keta lojtare qe reja thirri ishin adoleshente atehere more kara qe menoni se gjerat benen brenda nates ,duhet njefare kohe e ai hodhi bazat ,por kokat tuja jane shume te trasha ta kuptojne .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje