Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë jashtë Yamal, përfshin një shqiptar

15 Tetor 2025, 21:30Sport TEMA

Messi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentit. Lë

Lionel Messi, ylli i Inter Miami, është sërish në qendër të vëmendjes për një nismë jashtë fushës, ndërsa vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij tek Argjentina. Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar fushatën “Messi+10: Sezoni 2”, ku ka zgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues të momentit.

Befasuese është mungesa e emrave si Lamine Yamal e Franco Mastantuono (Barcelona dhe Real Madrid), pasi Messi ka vendosur që në krye të listës të jetë Nico Paz, argjentinas që luan në Itali me Como 1907 dhe i dalë nga akademia e Real Madridit. Pas tij vijnë Kendry Páez (Strasbourg), Rio Ngumoha (Liverpool), Mohamed Kader Meïté (Rennes), shqiptari Brajan Gruda (Brighton), Mika Godts (Ajax), Andrey Santos (Chelsea) dhe Rodrigo Mora (Porto).

Në listë përfshihen edhe dy futbolliste: Clara Serrajordi e Barcelonës Femenino dhe Lily Yohannes e Lyonit.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Jeni keqkuptuar me Mesin: Keto 10 emra jane qe nuk do te behen kurre lojtare me fame.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje