Bajrami: Pozicionin tim e vendos trajneri, kthehemi në formë për Europianin

25 Mars 2024, 22:38Sport TEMA
Bajrami: Pozicionin tim e vendos trajneri, kthehemi në formë për

Nedim Bajrami shfaqet optimist pas miqësores me Suedinë, teksa vlerëson lojën e kuqezinjve dhe shprehet i bindur që për Europian skuadra do të dijë të ngrihet në nivelet më të mira për një përfaqësim dinjitoz.

Çfarë po ndodh me Shqipërinë e këtyre dy miqësoreve?

Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë që nuk duhej të ndodhte. Edhe sot bëmë mirë, por u mposhtëm. Kishim më shumë raste dhe na vjen keq që humbëm.

Goditjet nga jashtë zone duket se nuk po sjellin më rezultat…

Kështu është futbolli, por shpresoj që të shënojmë në Europian.

Ju pëlqen më shumë roli i sotëm, i hapur në të majtë, apo si numër 10?

Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri. Më pëlqen më shumë të luaj si mesfushor pas sulmuesve, pra numër 10, por nëse Sylvinho do që të spostohem në krah, nuk ka problem për mua.

Besoni që skuadra do të jetë në top formë në Europian, me më shumë entuziazëm. A do ta kalojmë këtë moment delikat?

Kemi kohë edhe tre muaj për Europianin dhe duhet të japim maksimumin nëpër klubet tona, për t’u rikthyer gati dhe në formën më të mirë.

1 Komente

  1. M
    Morava

    Bajrami ka një rol shumë të madh në lojën tonë. Rënia e rrezikshmërisë së ekipit lidhet veçanërisht me rënien e formës së tij. E ka filluar rënien që në dy ndeshjet e fundit në grup ndoshta prandaj dhe nuk fituam atje. Të shpresojmë të jetë mirë në Gjermani. Ekipi ynë varet shumë edhe nga Gjasula. Më momente presingu nga kundërshtari është i vetmi që nuk futet në panik por e mbron topin në zona të ngushta dhe e shpërndan atë atje ku duhet për të dalë nga presingu. U ndje shumë mungesa e tij në ndeshje me Kilin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje