“Nuk duhet të alarmohemi nga humbja me Kilin”, Ernest Gjoka analizon kuqezinjtë: Italia vuan për sulmues, ne kemi 10

25 Mars 2024, 22:26Sport TEMA
“Nuk duhet të alarmohemi nga humbja me Kilin”, Ernest Gjoka

Ernest Gjoka mendon se tifozët nuk duhet të shqetësohen shumë nga rezultati i ndeshjes me Kilin apo një tjetër që mund të prodhohet në ndeshjen me Suedinë. Ai i sheh thjesht si miqësore ndeshjet e kuqezinjve në mars, ndaj është i sigurt se ekipi do të dijë të bëjë mirë kur të vijë koha e ndeshjeve zyrtare.

Duke folur në “Sport News” në “News 24”, Gjoka u shpreh në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa se Silvinjo kishte mundësinë që të bënte eksperimente në këto sfida, për të pasur një ide të qartë për listën që do të përpilojë për Europianin.

A duhet të shqetësohemi pas humbjes kundër Kilit?

Është thjesht një ndeshje testuese, ku synimi ishte për të parë skuadrën, për të parë ardhjet e reja, për të parë fizionominë e lojës. Kur themi 0-3, nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Ne kemi njëfarë euforie, pasi dolëm të parët në grup në eliminatore. Nuk është për t’u shqetësuar.

Pse kaq ndryshe në këtë miqësore, ku gabuam?

Nuk është çështje gabimi, por ritmi. Disa lojtarë nuk kanë minutat e duhura në këmbë në skuadrat e tyre. Skuadra ka qenë e fortë në prapavijë, e ky ishte problemi, pasi nuk implementuam futbollin tonë në mbrojtje.

A ndikon presioni i listës? A ndikon ky vendim edhe në paraqitjen e lojtarëve?

80 përqind të listës e di gjithë populli shqiptar. Skuadra fituese nuk ndryshon. Ne kemi ekip fitues, me djem që kanë sakrifikuar, kështu që boshti i skuadrës është. Logjike është që në futboll kur nuk luan, nuk mund të bësh gjëra të mëdha për një muaj.

3 gola të pësuar, në 4 gjuajtje. Ndërkohë nuk goditëm asnjë herë kuadratin. Çfarë tregojnë këto shifra?

Disa lojtarë s’kanë ritmin e duhur. Në prapavijë kishim hapësira dhe kjo ishte një nga arsyet përse humbet. Goli i parë mund të ishte faull.

Kishte ndonjë detaj pozitiv nga kjo miqësore? Kishte diçka që të pëlqeu?

Pozitive është kur një ndeshje futbolli interpretohet si duhet. Më mirë që ndodhi, që të kemi më vonë vigjilencën, që mos ta ulim asnjëherë. Ne jemi Shqipëria, jemi skuadër modeste.

4 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

    E cna duhen sulmuesit kur nuk prekin top me kembe ? Me ate grup qe kemi ne Europian na duhen mbrojtes dhe portier qe te mos turperohemi me goleada. Kthehuni ne skemen e De Biasit 10--0-0.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sportedashesi

      Ekipi yne kombetar me se fundemi ka filluar dhe luan futboll,padyshim kjo merite e trainierit Brazilian.Nuk jemi pretendent per titullin Europian por per te lene nje emer te mire ne kete kampionat dhe per te treguar qe e meritonim kualifikimin. Edhe pse humbem me Suedine me se fundemi tek ekipi yne lexon se kush eshte ne mbrojtje kush ne mesfushe dhe kush ne sulm,sepse deri dje luhej hidh top dhe prit top,skemat taktike individuale mungonin,pasimi qofte i gjate apo i shkurter rreth 75% i gabuar.Jam i emocionuar qe me se fundemi shikoj nje ekip qe nuk kq qsgje te perbashket me Kampionatin Kombetar ku luhet :Hidh top, prit top ku ekipi kryesues nuk ndryshon nga ekipi i fundit te tabeles per nga taktikat dhe qarkullimi i topit ku pasi i dyte apo i trete eshte i gabuar tek kundershtari. Uroj qe kjo fizionomi loje te behet ne Gjermani ku nuk kam asnje dyshim qe edhe nese humb ekipi do te duartrokitet per lojen dhe jo per rezultatin qofte ky negativ apo pozitiv.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kujdes !

        Pozive ishte kur futbolli interpetohet ashtu si duhet ! Ky person eshte specialist futbolli apo deputet ne parlamentin shqiptar, se kjo shprehje eshte jashte logjikes njerezore. Une vetem ne parlament shikoj e degjoj shprehje te tilla qe s'kane lidhje me logjiken se perse bisedon ! Futbolli nuk eshte pozitiv kur interpretohet nga goja jote por kur luhet ne fushe dhe fiton. te humbasesh 3:0 dhe te justifikosh eshte absurde. Futbolli nuk luhet vetem per ndeshje zyrtare por luhet ne çdo kohe dhe sa me bukur. Nje çudi me keto interpretime si njerez qe thone: mbyllni syte tu genjej une ! Futbolli yne ka qene shume here me larte dikur. 2-3 muaj pasi Greqia fitoi kampione e Europes, erdhi ne Tirane dhe theu koken, pa permendur ndeshje te medha te kohes se kaluar me shume skuadra europiane qe nga Gjermania e deri tek me te vogelat. Sot kjo skuader mercenaresh ka nje nivel te mire, por me sa shikoj, nuk ka bosht te perhershem te qendrueshem dhe s'ka per ta pase. Aresyet jane tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare

          Nuk na duhen sulmuesit o Xhoka!Ne fakt Gjoka por te pelqen Xhoka Italia historikisht 1 sulmues e gjysem ka pasur sepse pika e saj sublime dhe fituese njekohesisht ka qene mbrojtja ajo ja ka zbardhur faqen ti e di shume mire kete prandaj mos ja fut pordhes me krahasime mediokrish gjithe ata sulmues duhen kur te luash me Andoren dhe jo me keta te grupi ku bejme pjese duhen mbrojtes dhe te grumbullohen 10 te tille.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje